Rama publikon pamje: Rilindja e Kalasë së Skënderbeut pas restaurimeve dhe ndriçimit artistik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video nga Kalaja e Krujës.

Pas ndërhyrjeve restauruese për shkak të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në Kalanë e Krujës ka përfunduar edhe ndriçimi artistik.

Rama shprehet se ky është një tjetër zhvillim pozitiv për Krujën turistike, ndërkohë që pamjet që ofron kjo Kala janë fantastike.

“Rilindja e Kalasë së Skënderbeut pas restaurimeve dhe ndriçimit artistik, një tjetër zhvillim pozitiv për Krujën turistike”, shprehet Rama./ATSH

LEXO EDHE: KALAJA E BERATIT, DËSHMITARE SHEKULLORE E HISTORISË