Rama takon këngëtarin: “Super Ermal Meta e nis turin…”

Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë…, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama pasi zhvilloi sot si një bisedë të këndshme siç e cilëson ai me këngëtarin Ermal Meta.

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta do të mbajë sonte koncertin në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shprehet Rama, teksa ka publikuar dhe një foto nga ky takim.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania”.

“Nesër do mundohem të bëj koncertin më të mirë në jetën time. Është hera e parë që bëj koncert në një stadium dhe të gjitha energjitë do i shkrij mbi skenë”, tha ai gjatë konferencës për shtyp dje.

Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet

Biletat janë pa pagesë. Respektohen të gjitha rregulloret antikovid, dhe do të mbahet në 30 % të kapacitetit. Ky koncert organizohet nga ambasada italiane në bashkëpunim me bashkinë Tiranë dhe FSHF./ATSH

LEXO EDHE: Koncerti i 17 shtatorit në Tiranë: Ermal Meta rrëfen emocionet para koncertit

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, do të mbajë më 17 shtator një koncert në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet.

Një koncert i organizuar nga Ambasada Italiane, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia Tiranë. Artisti rrëfen emocionet e para koncertit.

Më vjen mirë që shihemi edhe pse online, por së shpejti ballë për ballë, më 17 shtator, në koncertin që ju e keni lajmëruar në stadiumin Air Albania. Si ndiheni?
– Ndihem shumë mirë. Jam shumë i emocionuar dhe mezi po pres. Është gjithmonë një emocion i veçantë kur bëj koncerte në Shqipëri.

Ç’mund të kemi detaje nga koncerti?
– Të gjitha këngët që publiku i do, do të jenë të gjitha. Do jenë dy orë koncert që përfshin 25 këngë. Para koncertit do të jetë një hapje e shfaqjes me Elhaida Danin. Po përgatis edhe një surprizë të vogël, por është më mirë mos ta them që tani.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU: