Ramë Lahaj edhe sivjet me Festival në Prishtinë- ja kur do të mbahet

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Operas – Ramë Lahaj, do të bashkojë zëra nga e gjithë bota për ta nderuar trashëgiminë muzikore të bartur ndër breza. Frymëzuar nga kujtimet e tenorit Ramë Lahaj, i rritur me këngët e njohura të muzikës shqipe, të cilat i këndonte nën urimin e nënës “T’knoft zemra”, këtë vit festivali RLIOF bën ndërlidhjen e trashëgimisë muzikore dhe rrëfimeve personale të artistëve me gjuhën universale të operas.

Festivali shfrytëzon fuqinë e zërave operistik si jehonë për vlerat e familjes, dashurinë për artin e mirëfilltë muzikor dhe rolin e figurës së nënës në formësimin e identitetit artistik. Nëpërmjet performancave që burojnë nga thellësia e zemrës, kujtimeve dhe eksperiencave diverse, do t’i rijetojmë në formën e artit operistik, këngët e nënës që vazhdojnë të rezonojnë në zemrat tona duke u dhënë formë personaliteteve artistike dhe duke shërbyer si inspirim i pashterrshëm për shpirtin tonë.

Nën temën “T’knoft zemra”, RLIOF festivali synon të frymëzojë dashurinë për të kaluarën, ta pasurojë të tashmen dhe t’i inspirojë gjeneratat e reja të këndojnë me zemër e të marrin rrugë drejt skenave prestigjioze të operas.

Më poshtë e gjeni programin e këtij Festivali:

ObserverKult


Lexo edhe:

FJALËT PREKËSE TË ADRIANO CELENTANOS: “SHPRESOJ TË JETOJ EDHE PËR PAK…”