Tenori Ramë Lahaj kërkon nga Edi Rama ta anulojë Bregoviçin: Tregohu burrë nji herë në jetë e mos na lëndo ma shumë!

Edhe tenori shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj është përfshier në debatin rreth pjesëmarrjes së këngëtarit Goran Bregoviq, në Festivalin e Birrës në Korçë.

Lahaj ka kërkuar nga kyeministri i Shqipërisë, Edi Ramës, ta anulojë atë.

Madje, duke përfshirë veten, Lahaj ka thënë se do të këndonte atje pa asnjë lloj detyrimi, veç të mos e lejojë Bregoviqin.

“Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës.

Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep”, ka shkruar Lahaj.

“Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë.
Mos na i qit krip plagës.
Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse!
E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme!
Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetnikët serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve.
Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka.
Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër! Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’çetnikëve!”, ka përfunduar Ramë Lahaj.