Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, iu ka bërë një homazh nëpërmjet këngës ikonave të muzikës shqiptare në Festivalin e 59-të në RTSH.
Këtë e bëri të ditur Lahaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook duke shtuar se iu shpreh ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre.
“Homazh, ikonave të muzikës shqiptare me rastin e Festivalit të 59-të në RTSH”.
“Ngushëllime për të gjithë ata që humbën më të dashurit. Me shpresën që viti që po vjen, do të jetë vit i bekuar për të gjithë ne, iu uroj nga zemra Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me këtë homazh kushtuar ikonave të muzikës shqipe. Gëzuar për shumë mote, miq të mi”, ka shkruar Lahaj.