Rapsodi Rifat Berisha publikon këngën e re (Video)

Rapsodi i njohur shqiptar Rifat Berisha ka publikuar një këngë të re. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ai ka bërë të ditur se kënga sikurse edhe të tjerat të mëparshmet e tij është epike dhe i kushtohet bëmave heroike, kësaj radhe të atdhetarit Rexhep Sokoli.

“Kjo ashtë kanga ma e re imja, kangē për trimin Rexhep Sokoli që pat krye aktin patriotik tu e vra çetnikun i cili kishte ba krime makabre ndër shqiptarë. Shpresoj tē ju pēlqej!”, ka shkruajtur Berisha./ ObserverKult