Ikona e humorit shqiptar, Rasim Thaçi-Cima i cili vdiq në moshën 70-vjeçare pasi ishte i prekur me COVID-19 do të varroset nesër.
Familjarët e tij kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se varrimi do të bëhet në fshatin e lindjes Vukovc të Drenasit.
“Të dashur familjare, miq, shok e dashamires, Ju njohtojmë se sot, me 26 Mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë – Rasim Thaqi! Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00. Familja e Rasim Thaqit “, thuhet në njoftimin e familjes së Cimës.