Rasim Thaçi-Cima varroset nesër në vendlindje

Ikona e humorit shqiptar, Rasim Thaçi-Cima i cili vdiq në moshën 70-vjeçare pasi ishte i prekur me COVID-19 do të varroset nesër.

Familjarët e tij kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se varrimi do të bëhet në fshatin e lindjes Vukovc të Drenasit.

“Të dashur familjare, miq, shok e dashamires, Ju njohtojmë se sot, me 26 Mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë – Rasim Thaqi! Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00. Familja e Rasim Thaqit “, thuhet në njoftimin e familjes së Cimës.

LEXO EDHE: “Ju lutem respektoni masat sa më shumë”, ky ishte postimi i fundit i Cimës