Dashuri I
E do ajo dashurinë. Jo unë. Mua më pëlqen ajo, si dhe fakti që e do dashurinë. Unë nuk i dhuroj asaj dashuri. I kthej pasionin e saj të mbështjellë me fjalë, me një mori fjalësh të kamufluara. Ajo mashtron veten, mendon se është dashuri dhe i pëlqen; ajo e do gënjeshtarin në mua. Nuk e dua, dhe nuk e mashtroj veten me iluzione, unë nuk e dua atë. E përbashkëta jonë është diçka krejt e natyrshme: dy njerëz që durojnë së bashku për shkak të një ndjenje të paqartë dhe një tjetre që gabon. Ne jemi të lumtur.
Dashuri II
Ai beson se unë jam e zhytur në dashuri, ndërsa ai është i interesuar vetëm për seks. I lejoj ta besojë këtë gjë. Kur trupi im e eksiton, ai ia atribuon pasionit të tij. Por ai më do mua. E mashtroj sepse e dua. E di shumë mirë që do të jemi të lumtur për sa kohë që ai beson se nuk e duam njëri-tjetrin.
Përktheu: Çlirim Qormemeti
ObserverKult
—————————————–
LEXO EDHE: QYSH SE JAM DASHUNU N’TY, GJITHÇKA KA NDRYSHUE…
Letra e dashnisë së Frida Kahlos për të dashtunin e saj Josè Bartoli:
Për ty kam rifillue me jetu, me pikturu, me kenë e lumtun, me hangër ma mirë për me kenë e fortë, që ti të më gjesh ma të bukur, pak a shumë siç isha para do kohëve […]
I jemi Bartoli-Jose-Giuseppe-…deshta me të thanë që e gjithë qenia jeme asht e hapun për ty.
Qysh se jam dashunu me ty, gjithçka ka ndryshue dhe asht përplot me bukuri.
Due me t’i dhanë ngjyrat ma të bukura, due me të puthë.
Kishe dashtë me pa prej syve tuej, me ndigjue me veshët tuej, me ndje me lëkurën tande, me puthë me gojën tande…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU