Raya dhe Dragoi i Fundit: Heroina e re e Disney që përfaqëson 670 milionë njerëz

U deshën pothuajse 90 vite, por më në fund heroina e parë nga Azia Juglindore e Disney-t pati premierën e saj së fundi.

Raya është personazhi kryesor i filmit të animuar “Raya dhe dragoi i fundit”, film i cili ka subjekt udhëtimin e Rajas nëpër rajon me misionin për të bashkuar njerëzit dhe shpëtuar botën.

Por përveç shpresës së njerëzimit për të mbajtur mbi shpatulla ajo ka edhe një peshë tjetër sepse Azia Juglindore është shtëpia e 11 shteteve 673 milionë njerëzve.

Janë me dhjetra, në mos me qindra kultura të ndryshme në këtë rajon, gjë e cila ngre pyetje si: Cili është ekzaktësisht identiteti i Azisë Juglindore dhe do të jetë e denjë ta përfaqësojë si duhet heroina më e fundit e Disney-t?

Ngjarjet zhvillohen në Kumandra, një tokë fantasi e cila është shtëpi e 5 fiseve. Secili nga fiset ka kulturën e tij të veçantë, frymëzuar nga vende të ndryshme në Azinë Juglindore./epokaere

LEXO EDHE: KU NDODHET KËSHTJELLA E FILMAVE TË WALT DISNEYT?