Reagim prekës nga Ardit Gjebrea: Vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë…

ardit gjebrea
Ardit Gjebrea

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka reaguar për vdekjen tragjike të 7-vjeçares, e cila u përplas mesditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë për vdekje nga një skaf të drejtuar një komisari Arjan Tase.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Gjebrea shprehet i pikëlluar për vdekjen e vogëlushës, ndërsa thotë se vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë prindërit e vogëlushës.

Reagimi i plotë

“Nuk ka gjumë dot sonte!
Mendja është vetem tek vogëlushja e familjes Abdia, çfarë fatkeqësie!

Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre. Vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë sot nëna dhe babai i engjëllit të vogël.

Ndërsa çmenduria me të cilën tashmë jemi mësuar prej 32 vitesh gjithmonë në tranzicion, nuk ka fund:

Det pa kufi ndarës në zonat ku janë mjetet e motorizuara.
Plazhistë që notojnë me gomone, skafe e jet ski që u vijnë rrotull.
Asnjë limit shpejtësie, asnjë kontroll!
Trishtim!

Ngushëllime familjes Abdia dhe paqe për shpirtin e pastër e të pafajshëm!”


LEXO EDHE:

ARDIT GJEBREA: KUR TË JESH MËRZITUR SHUMË (TEKSTI DHE KËNGA)

ObserverKult