Reagon Eli Fara pas thashethemeve të kohëve të fundit

Këngëtarja Eli Fara është bërë pjesë e disa lajmeve që qarkulluan kohët e fundit në disa portale, ku thuhej se ka qenë e punësuar si drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit në kohën kur ministër ishte Fatmir Mediu. Eli Fara ka reaguar me një status të gjatë në rrjetet sociale, duke e mohuar këtë gjë dhe duke theksuar se njerëzit që i kanë sajuar këto lajme do të përballen me ligjin, transmeton ‘lapsi.al’.

Postimi i plotë i këngëtares:

“Zoti më ka bekuar me zërin që më fali, gjithë jetën time ia kam kushtuar artit të këngës! Ndiej neveri të pafund për njerëzit që abuzojnë me jetën e të tjerëve duke shpifur pafytyrësisht!!!

Ndiej detyrim moral të sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale këto ditë! Nuk di të kem mashtruar apo vjedhur askënd, kurrë në jetën time! Kam punuar fort dhe jam krenare për rrugën që kam ndjekur për të përballuar çdo gjë me djersën time, jam krenare për edukatën që më kanë dhënë prindërit e mi të mrekullueshëm, larg të këqijave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se në botë ka njerëz kaq të ligj, të paskrupullt dhe abuzivë! Përse i ka sjellë Zoti në këtë botë? Duke shkruar tani, po shoh babanë tim 88-vjeçar duke shkulur barishtet e këqija në oborr. Si mendoni, do shpëtojë nga ato? Zoti e bëftë mirë për të gjithë ne!

Nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë!!! Nuk di të kem marrë ndonjëherë rrogë si drejtoreshë!!!! Nuk di të kem udhëtuar ndonjëherë si drejtoreshë!!! Kam udhëtuar vetëm për koncerte dhe nuk kam pasur nevojë për shoqërues! Kjo është e vërteta!

Thonë që në ditët më të vështira njeh ata që të duan, por edhe ata që mezi presin të marrin gurin e parë e të të godasin. Për këta të fundit nuk dua të flas më shumë, disa prej tyre do të kenë përballje ligjore. Ndërsa për ata që u shqetësuan njësoj si unë dhe besojnë tek e vërteta ime, dua t’i falënderoj pafund!”

LEXO EDHE: Eli Fara: Rrugës i trishtuar…(teksti dhe kënga)