Eli Fara: Rrugës i trishtuar, dikush po ecën… (teksti dhe kënga)

Këndon Eli Fara

Rrugës i trishtuar, dikush po ecën,
një i dashuruar dhe fare vetëm,
dashurinë që humbi duke kërkuar
si i erdhi fundi
iku dhe e la...

Vajzën që e donte, sa donte jetën
e braktisi sonte dhe e la vetëm
ëndrra që përkundi sa shpejt u shua,
errësirës fundi…
iku dhe e la…

Ndoshta rri e fshehur, diku në pyje,
apo rri e ndezur, atje me yjet
dhe përgjon atje
djalin që e kërkon…

Kushedi ku dehet, a përqafohet
apo do të kthehet dhe do pendohet
djali në vetmi,
vajzën e kërkoi…


Rrugës i trishtuar, dikush po ecën,
një i dashuruar dhe fare vetëm,
dashurinë që humbi duke kërkuar
si i erdhi fundi
iku dhe e la…

Ndoshta rri e fshehur, diku në pyje,
apo rri e ndezur, atje me yjet
dhe përgjon atje
djalin që e kërkon…

Rrugës i trishtuar, dikush po ecën,
një i dashuruar dhe fare vetëm,
dashurinë që humbi duke kërkuar
si i erdhi fundi
iku dhe e la…

ObserverKult


LEXO EDHE:

ELI FARA:

NUK E DUROJ KËTË VETMI (TEKSTI DHE KËNGA)