Reagon Saimir Kumbaro: nuk duhet të ndalohen filmat e periudhës së komunizmit

Saimir Kumbaro

Regjisori Saimir Kumbaro tha se nuk duhet të ndalohen filmat e periudhës së komunizmit. Ai, duke iu përgjigjur deputetëve të PD-së, të cilët kërkojnë ndalimin e këtyre filmave, u shpreh se filmat janë pjesë e historisë, qoftë kjo edhe e gënjeshtërt.

“Filmat e prodhuar në komunizëm nuk i shoh, nuk shoh as filmat e mi. Unë nuk do t’i ndaloja të shfaqeshin filmat e vjetër shqiptar, janë pjesë e historisë, qoftë edhe e gënjeshtërt.

Ne në atë kohë filmat i bënim me porosi të partisë dhe jo publikut. Kishim 3-4 komisione para se t’i shihte Enver Hoxha, derisa të vinte kino-mekaniku që shfaqte në Bllok filma që të na thoshte çfarë tha Enveri. Prisnim gjithë ankth”, tregoi Kumbaro.

Ai tregoi edhe kush janë aktorët më të mirë shqiptarë. “Aktorët më të mirë për mua janë Robert Ndrenika dhe Sul Pitarka. Ka edhe të tjerë.

Nga “Koncert në ’36-ën” unë kisha Margarita Xhepën që ishte profesioniste dhe një vajzë nga Opera. Ata bënë mjaft mirë dhe lanë mbresa.

Regjisorët e rinj nuk më ngrohin, marrin përsipër të bëjnë gjithçka pa ditur asgjë”, tha Kumbaro./preferenca-al.com

———————————–

Lexo edhe: MEVLAN SHANAJ: FILMAT SHQIPTARË TË NDALOHEN? ÇFARË IDIOTËSIE!

 Shqipëri po qarkullon një përpjekje për të ndaluar filmat e kohës së komunizmit për të mos i shfaqur në televizione. Instituti për Krimet e Komunizmit ka ngritur shqetësimin dhe e ka argumentuar ndalimin e tyre, duke thënë se kjo do të ndalonte nostalgjinë për regjimin komunist.

Mevlan Shanaj ka kaluar më shumë se 45 vite jetë mes filmit dhe krijimtarisë artistike. Këto ditë që është hapur ky debat mbi ndalimin e filmave të prodhuar në kohën e diktaturës, ai ka një ndjeshmëri të lartë mbi temën. Pavarësisht diktateve, ai tregon se ka punuar me pasion duke dhënë më të mirën brenda kornizave ku është gjendur.

Shanaj, artisti i merituar, është një figurë e shquar në kinematografinë shqiptare si një nga aktorët e nivelit të lartë, si regjisor në kinema e televizion, si prodhues filmash, si skenarist e producent, si autor e si profesor në degën e regjisë pranë Akademisë së Arteve thotë se i gjithë ky debat është absurd dhe shashkë për marrje fondesh.

Në këtë intervistë për Dita-n, Mevlan Shanaj rrëfehet për krijimtarinë e tij… dhe çfarë mendon për ndalimin e një krijimtarie artistike e cila ka historinë e vetë në të.

-Z. Shanaj, këto ditë është hapur një debat në lidhje me ndalimin e filmave që janë prodhuar përpara viteve ’90…

Bëni një sondazh për këtë temë dhe do shikoni se mbi 90 për qind janë pro filmave dhe që i duan shumë ata. Kështu që minoranca e cila ka hedhur idenë e di që është një shashkë për sigurim projektesh e fondesh. Mes tyre ka pasur shumë të paditur. Përgjigje të shkëlqyer ka dhënë…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.