Realizon statujën e Dua Lipës: “Duan të përvetësojnë fqinjët ballkanikë, e bëra nga inati”

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook Kasemi ndan me ne veprën e Dua Lipës si skulpturë, ai aty flet edhe rreth

Disa pretendime se Dua Lipa nuk është shqiptare kanë nxitur skulptorin e mirënjohur, Ilmi Kasemin që ndërmjet artit të tij ‘të revoltohet’. I tronditur nga ajo që artisti e quan ‘avazin e melodisë së vjedhjes etnike’ ai tregon se si i është kthyer punimit të tij disa herë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook Kasemi ndan me ne veprën e Dua Lipës të gdhendur në mënyrë perfekte e shkruan në një formë mjaft nacionaliste se si priste agimin për t’i vërtetuar ‘kundërshtarëve’ ballkanikë absurditetin me pretendimet e tyre boshe.

“Hartat e tokave mund t’i bëjnë si të duan, me ngjyrat që duan, ti botojnë në libra e të llafosim si tu dojë qejfi nëpër sallonet dhipllomatike, por gjakun e shqiptarëve nuk e bëjnë dot ujë.
Mezi prita të zbardhte dita, që të paktën t’a sillja skulpturën në gjendje zgjimi, për të shkuar në betejën e rradhës, me kundërshtarët absurd të paranojës balkanike.
E kisha nisur ditë më parë, pavarësisht nga lajmi i kobshëm, ndryshe fare nga ky kompozim i sotëm, po ndërtoja këngëtaren e famës botërore.


Isha i mbingopur nga fotografitë dhe videot. Nuk dija ku të ndalesha për më mirë. Por sot bëra mirë që ndala tek plisi, xhamadani vija vija, këpucët e veshura ndër mote nga nënat, gjyshet e stërgjyshet e Dua Lipës. E transformova, nga që më duhej Dua, jo vetëm si këngëtarja edhe pse prej frymës së modernitetit të pamjes së saj, ruajta përmbajtjen e personazhit.
Natyrisht edhe tiparet fizionomike, por më tepër më duhej fryma jonë. Fryma e një “shqiponje” në gjest.”, shkruan Kasemi./shqiptarja.com

____________________

Lexo edhe:

ARTISTI I VEÇANTË RUMUN QË KRIJON SKULPTURA 3D (VIDEO)

Gruia Calin është artist rumun 22-vjeçar. Ajo që e bën të veçohet ky i ri është se falë medieve sociale u bë hit në internet me punën e tij.

Ai krijon figura 3D të personave të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult