Reciton Dritëro Agolli: Kur të jesh mërzitur shumë 02/11/2019 • 17:09 Këtu s’ do të jem, do jem larguar;Në tokë i tretur si të tjerët,Në kafenenë e preferuarNuk do më shohin kamarierët. Dhe nëpër udhët ku kam ecur,S’do ndihet kolla ime e thatë,Mbi varrin tim do të rrijë i heshturNjë qiparis si murg i ngratë. Ti do trishtohesh atëherë,Se s’do më kesh në dhomë gjallë,Dhe, kur në xham të fryjë erë,Do qash me erën dalëngadalë. Po kur të jesh mërzitur shumë.Në raft të librave kërkomë,Atje do të jem i fshehur unë,Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë. Mjafton që librin pak ta heqëshDhe unë do zbres, do vij pas teje;Ti si dikur me mall do qeshësh,Si një blerim pas një rrëkeje…