Redon Makashi: Do jetoj dhe unë pa ty (teksti dhe kënga)

Sa herë çdo natë kur jam vetëm,
të ndjej por ti më mungon.
Ndoshta për mua nuk kthehet më prapë,
asnjë ndjenjë si kjo.

Ti je e vetmja në botë,
që dua dhe s’e harroj.
Jo s’mund ta fsheh,
edhe malli më merr,
në vetmi, pa ty mbaroj.

Ndjej, ndjej,
kur s’të kam më fort të dua.
Ndjej, ndjej,
e s’të harroj.

U lodha duke menduar,
akoma plaga më dhemb.
I ndjej akoma ato buzët e tua,
shije hidhur ti më le.

Nuk e kuptoj çfarë po ndodh në jetën time,
s’dua më ty t’mendoj.
Kur jam vetëm ti vjen, në mendimet e mia,
edhe shpirtin ma trazon.

Ndjej, ndjej,
kur s’të kam më fort të dua.
Ndjej, ndjej,
e s’të harroj.

Veç ndjej, ndjej,
jo nuk mund kaq fort të dua.
Ndjej, ndjej,
çdo gjë mbaroi.

Atë natë me shi,
ti më humbe në errësirë,
të thash “mos ik, dhe pak mos ik”,
ti s’më the as lamtumirë.

Më mirë të t’harroj
e të mbetesh veç kujtim,
e do jetoj, do jetoj dhe unë pa ty.

Ndjej, ndjej,
kur s’të kam më fort të dua.
Ndjej, ndjej,
e s’të harroj.

Veç ndjej, ndjej,
jo nuk mund kaq fort të dua.
Ndjej, ndjej,
çdo gjë mbaroi.

Këngën e plotë mund ta gjeni KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

GJERGJ JOZEF KOLA: “SHNDËRRIMI I DYTË“ I FRANZ KAFKËS