Redon Makashi flet për jetën e tij: Dikur edhe romanca ka qenë më ndryshe…

mezi pres redon makashi

Redon Makashi është një nga këngëtarët dhe kantautorët shqiptarë më të njohur dhe të pëlqyer. Me këngë si “Ndoshta ishte dashuri”, “Më Fal”, “Ju Duam” dhe “Në ç’stacion do zbresësh”, ai ngjiti dalëngadalë shkallët e suksesit.

Këngëtari ka qenë gjithnjë shumë i rezervuar për jetën e tij private, por i ftuar, kohë më parë, në “Kurthin e Piter Pan”, ai zgjodhi të ndajë disa copëza të veçanta nga jeta e tij romantike në rini. 

Pyetjes “A je i dashuruar”, Makashi iu përgjigj: “Qëkur kam lindur, kam qenë i dashuruar. Kur bëhesh nga dy prindër të dashuruar, del dhe një djalosh i dashuruar.”

Këngëtari gjithashtu ka treguar: “Ajo koha që kemi qenë ne ka pasur një romanticitet shumë të bukur.

Një propozim që ka qenë i imi i hershëm pikërisht ka qenë me letër çamçakëzi, ka qenë propozimi im i parë.

Kam shkruar aty një fjalë “Të dua”. Dashuria ngjiti. Atëherë ka qenë një romancë shumë e bukur që kur mendohet t’i thuash dikujt sot, as nuk i shkojnë në mend këto lloj propozimesh. Tani janë gocat që të propozojnë.

Vajzat që propozojnë çunat, vajzat që propozojnë gocat dhe vajzat që propozojnë dhe gocat dhe çunat.”

Redoni gjithashtu rrëfeu se në vitet ’90, shumë vajza të cilat ishin fanse të muzikës së tij, i dërgonin letra dashurie të cilat vinin në adresën e shtëpisë së këngëtarit./Living.al

ObserverKult


Lexo edhe:

REDON MAKASHI PROMOVON KËNGËN E RE, SURPRIZOHET ‘LIVE’

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Redon Makashi i ftuar në emisionin ‘’Vila24’’ në News24 ka promovuar këngën e tij më të re ‘’Më mohove’’.

Makashi thotë se këtë këngë e kishte planifikuar që para tërmetit të 2019. Por sa herë mblidhej me grupin për të punuar ndodhte një fatkeqësi. Ndërkaq pas tërmetit e ndërpreu dhe pandemia.

Gjithsesi klipi tashmë është gati dhe Makashi tregon se ideja për këtë këngë ishte e tija. Punën e kishte nisur në Maqedoni. Ai thekson se kjo këngë është ndryshe nga të tjerat pasi ka dalë pak nga stili i tij i përhershëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult