Redon Makashi: Për dashurinë… (teksti dhe kënga)

Bregu detit, një vajzë e menduar
flokët era le t’ja përkëdhel.
Rreze dashurie thellë në zemër,
hëna, hëna, yjet zhyten thellë në det.

O det, o det i kaltri det,
ti zemrën time ma dëgjo,
iso mbamëni o valë
për dashurinë zemra këndon.

Pranë detit, shfaqem me dashurinë,
deti më i parë dëshmitar,
ngrohjeve bregut, ato vinë,
ndaj sot vajza këngën merr plot zjarr.

O det, o det i kaltri det,
ti zemrën time ma dëgjo,
iso mbamëni o valë
për dashurinë zemra këndon.