Redon Makashi: Pse ke frikë, ti, zemra ime (teksti dhe kënga)

Interpreton Redon Makashi

Ekzistoje ti tek unë çdo moment
Ekzistoje brenda meje mijëra vjet.

Një rreze dielli ty të zgjon
Ësht’ syri im që depërton
Se askush tjetër s’mund ta shohë
Çfarë unë në sytë e tu dalloj.
Më mungon enigma ime
Ti, si qielli pamjen ndërron
Dëshpërohesh si fëmijë dhe më largohesh
Dhe kur kthehesh e penduar më dorëzohesh.

Ekzistoje ti tek unë në çdo moment
Ekzistoje brenda meje mijëra vjet.

Në krahët e mi unë të pushtoj
Nga frik’ e vdekjes të të mbroj
Ti je ajo nuk e kupton
Se ekziston, unë ekzistoj
Pse ke frikë ti zemra ime,
Çfarë të tremb unë s’e kuptoj
Mos kujto se do t’iki, do t’largohem
Se një jetë me ty është pak që të jetohet.

Se pa ty në jetë, s’mund të ekzistoj
Se ekziston, unë ekzistoj
Ti je ajo, vetëm ajo, e kupton.

Ekziston ti tek unë në çdo moment
Ekziston ti brenda meje mijëra vjet.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

FATMIR R. GJATA: SHKRUAJ GJITHMONË PËR DASHURINË