Redon Makashi: Pse ke frikë, ti zemra ime (teksti dhe kënga)
Ekzistoje ti tek unë çdo moment Ekzistoje brenda meje mijëra vjet.
Një rreze dielli ty të zgjon Ësht’ syri im që depërton Se askush tjetër s’mund ta shohë Çfarë unë në sytë e tu dalloj. Më mungon enigma ime Ti, si qielli pamjen ndërron Dëshpërohesh si fëmijë dhe më largohesh Dhe kur kthehesh e penduar më dorëzohesh.
Ekzistoje ti tek unë në çdo moment Ekzistoje brenda meje mijëra vjet.
Në krahët e mi unë të pushtoj Nga frik’ e vdekjes të të mbroj Ti je ajo nuk e kupton Se ekziston, unë ekzistoj Pse ke frikë ti zemra ime, Çfarë të tremb unë s’e kuptoj Mos kujto se do t’iki, do t’largohem Se një jetë me ty është pak që të jetohet.
Se pa ty në jetë, s’mund të ekzistoj Se ekziston, unë ekzistoj Ti je ajo, vetëm ajo, e kupton.
Ekziston ti tek unë në çdo moment Ekziston ti brenda meje mijëra vjet.