Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta, në prezencë të familjarëve dhe kolegëve, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave krijuesin, regjisorin e pedagogun, Bekim Lumi.
Regjisori Lumi është dekoruar për merita të spikatura në artet dramatike, krijimtarinë kulturore. Po ashtu për kontributin e çmuar në edukimin e brezave në teatër.
Osmani ka theksuar se regjisori Lumi shquhej për guximin dhe përkushtimin ndaj arteve dramatike, duke e vendosur teatrin kosovar në hartën kulturore evropiane.
“Krijimtaria e Bekimit ishte alternative dhe avangarde, me një lojë të pasur estetike e skenike. Ai përfaqësoi në mënyrë dinjitoze teatrin e Kosovës nëpër teatrot evropiane, duke u shndërruar në emblemë të teatrit bashkëkohor të shtetit tonë.
Na artësoi, siç preferonte të shprehej ai, ndërkaq ne sot po i shprehim mirënjohje dhe e nderojmë figurën dhe krijimtarinë e tij”, deklaroi Osmani në ceremoni.
ObserverKult
Lexo edhe:
“U ARTËSOFSHI” SJELL SHUMËDIMENSIONALITETIN E BEKIM LUMIT PREJ KRIJUESI
Për pesë ditë me radhë në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës në Prishtinë, në ekspozitën “U artësofshi”, në nderim të regjisorit Bekim Lumi është ekspozuar trashëgimia e tij. Ajo shpirtërore dhe artistike.
Njëri nga miqtë e tij më të afërt, Afrim Demiri tha se kjo ekspozitë u shfaq në forma të ndryshme artistike.
Ai ka sjellë shumëdimensionalitetin e tij prej krijuesi. Këto forma do të begatohen edhe më tutje.
Kjo nisur nga fakti, se kjo ditë është futur në Kalendarin kulturor vjetor të Ministrisë së Kulturës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult