Regjisori i njohur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Nikolin Gurakuqi në një reagim pas debatit për logon e këtij institucioni, ka denoncuar drejtoreshën e TKOB, Zana Çela.
Në një shkrim me titull “Si e çoi në intubim me dënim me vdekje TKOB Zana Çela e Abigela Voshtina“, regjisori Gurakuqi thotë se pas këtij skandali, duhet të japin dorëheqjen “ky staf liliputësh abuzivë”, siç i quan ai, apo Ministria e Kulturës të nisë shkarkimet.
“Skandali i ditëve të fundit me logon paçavure që kushtoi 1.800.000 lekë të reja dhe dukej si një amebë, të vjedhur paturpësisht në rrjetet sociale, ishte bomba që u plasi në dorë barbarëve të operas, tallavaistëve që kanë pushtuar zyrat e shtetit në Tkob, me sistemin e mikut, kushëririt, lëpirësit, por që nuk ka asnjë lidhje profesionale me institucionin, edhe se ishte e kushedisata në vazhdën e 4 viteve që kur në krye të Tkob erdhi Zana Çela e shkarkuar më pare nga ky post, e cila e çoi operan tonë kombëtare ku jemi rritur e kemi punuar 44 vjet, në intubim me dënim me vdekje.
Atë që kjo askushe i ka bërë teatrit tonë nuk ja ka bërë as turku për 500 vjet shqiptarëve. Prandaj ky staf liliputësh abuzivë duhet të japë dorëheqjen e të largohet nga Tkob sa nuk është vonë, në mos, Ministria e Kulturës duhet ti shkarkojë për abuzim me detyrën e në vend të saj të sjellë një drejtor intendant nga skena europjane me eksperiencë në drejtimin e teatrove në botë”, shkruan Gurakuqi.
Reagimi i plotë:
NGA NIKOLIN GURAKUQI
SI E ÇOI NË INTUBIM ME DËNIM ME VDEKJE TKOB ZANA ÇELA e ABIGELA VOSHTINA
Para 4 vjetësh pas dorëheqjes nga posti i drejtorit në krye të Tkob të zotit Ilir Kerni, në vend të tij u rikthye pas gati 20 vjetësh Zana Çela, pas një konkursi farsë, ku dihej pa u bërë se kush do të fitonte, kur shihje se cilët ishin anëtarët e jurisë.
Dukej qartë se ishte një revansh, pasi 20 vjet më parë ish Ministrja e kulturës znj Arta Dade, një nga ministret më dinjitoze të kulturës, e kish shkarkuar nga posti për shkelje e shpërdorime në detyrën e drejtorit. Se kush ishte Zana Çela, e se çfarë dinte të bënte, ne e njihnim mirë. Njeri karakteropat, me difekte të mëdha të formimit edukativ, kulturor e arsimor, inatçie, tinzare, hakmarrësë, gënjeshtare, arrogante e diktatore.
Urrejtëse e njerëzve të ditur të Tkob, dhe inferiore deri në palcë karshi profesionistëve të Tkob. Rikthimi i saj në krye të Tkob shënoi një rekord botëror, ku dy herë rrjesht emërohet një njeri në të njejtin post, atë të drejtorit të përgjithshëm. Ky ishte një sinjal i qartë se rikthimi në Tkob i Zana Çelës , do ta çonte këtë të fundit drejt asfiksimit total si Teatër Kombëtar , dhe do ta kthente në një agjensi spektaklesh, nga ato që Zana bën me shoqatën e saj.
Në platformën e saj konkuruese, Çela shkruante, zgjerimin e audiencave, edukimi përmes artit,
Bashkëpunimi me Universitetin e Arteve dhe Opera en tour, duke i paraqitur ato si zbulime të mëdha, por që në fakt ishin karremi për të marrë Tkob, se pastaj e dinte vetë ajo avazin e vjetër.
Tani pas 4 vitesh qeverisje kur mandati i ka mbaruar që në gusht, dhe tani ajo rri në detyrë pa mandat, cili është rezultati i sundimit Çela në Tkob. A shkëlqeu Opera Kombëtare me drejtimin e saj absolut.
Absolutisht jo. Opera Kombëtare sot i ngjan një të sëmuri me korona virus në intubim, që po jep shpirt. Le ti shohim një nga një bëmat e Zana Çelës në cdo sektor të Tkob . Me tu ulur në karrigen e drejtorit Çela filloi raprezaljen në administratën e Ilir Kernit të cilën e largoi dhe filloi emërimet e drejtorëve të besuar e miq të saj në të gjithë sektorët. Pasi e kompletoi të gjithë administratën me njerëzit e rinj iu vërsul siç e ka zakon trupave artistike. Njerëzit e saj në administratë, me kalimin e muajve filluan të largoheshin një nga një duke refuzuar mënyrën e punës dhe arrogancën e skajshme që e karakterizon. U larguan të gjithë drejtorët e sektorëve pa përjashtim, sektorëve ekonomik, juridik, marketing, shërbime mbështetëse etj.
Në harkun e katër viteve të gjithë të larguarit e saj zëvendësoheshin me të tjerë, që edhe këta largoheshin pas pak muaj punë, nën tiraninë e Çelës, e cila kur bëhet me pushtet absolut, përdor për qëllimet e veta mjetin e shantazhit, dhe shndërrohet në një bishë me fytyrë femre. Çela filloi të projektojë shumë shpejt një teatër ku sundonte vetëm ajo, administrativisht dhe artistikisht dhe për këtë filloi hartimin e një kalendari pa premiera absolute dhe me spektakle që filluan të domnojnë skenën e Tkob, e me koncerte kalamajsh etj. Nga ana administrative injoroi kontratën e punës që çdo punonjës kish firmosur me Tkob, ku përcaktohen detyrimet e kompetencat e gjithsecilit, favorizoi një grup artistësh dhe shkeli me këmbë disa të tjerë duke ua rrëmbyer të gjitha kompetencat e sanksionuara në rregulloren e teatrit, në statutin e kontratën e punës. Shpërfilli statutin e Operas Kombëtare, sepse i kufizonin pushtetin e saj absolut.
Kontrata e punës u vu në kohën kur drejtor ishte Zoti Ilir Kerni, me propozim të qeverisë. Me anë të saj rregulloheshin marrëdhëniet juridike individ teatër, dhe rritej konkurenca, që në Tkob ishte inegzistente. Një grusht individësh kishin uzurpuar Tkob dhe askush nuk lejohej të konkuronte në audicion të hapur nga jashtë teatrit, duke e kthyer Operan Kombëtare në një bunker. Kontrata e punës e hapte Teatrin, dhe rriste konkurencën midis artistëve dhe cilësinë e çfaqjeve rrjedhimisht. Po Zana Çelës aq i bënte. Në strategjinë e saj prej diktatoreje nuk i duhej kontrata e punës sepse i kufizonte asaj pushtetin absolut e duke i kujtuar se edhe ajo kishte detyrime ligjore, prandaj e shpërfilli atë dhe mbajti afër disa artistë që nuk e donin kontratën e punës, e as audicionin që është themeli i një teatri.
Pra filloi politikën e privilegjit për disa dhe gjuetinë e shtrigave me disa të tjerë, njëlloj si në kohën e diktaturës. Mori kompetencat e të gjithë drejtuesve artistikë, dhe filloi ta kthejë repertorin e çfaqjeve në qoka për disa artistë lëpirës të të gjithë drejtorëve që luanin në cdo cfaqje sikur ta kishin pronën e tyre Tkob duke mos lejuar kërkënd të konkuronte . Ndryshe nga çfarë kish thënë kur erdhi në Tkob se ishte menazhere, tani filloi të rrëmbejë sikur ishte në mall të të jatit, të gjitha kompetencat e të tjerëve. Goditjen e dytë Çela ja dha repertorit, i cili përcaktonte edhe statusin kombëtar të teatrit.
Në 4 vjet të drejtimit të saj, vuri në skenë vetëm 5 opera, të gjitha çfaqje repertori të luajtura dhe të stërluajtura, asnjë titull të ri, si premierë absolute për ta pasuruar repertorin e Tkob që 10 vjeçarin e fundit ishte pasuruar shumë me kryevepra të pavëna më parë në skenë në Tkob. Ndryshe nga drejtorët paraardhës, që arritën të vinin në skenë deri 8 premiera në vit, dhe e kthyen Tkob në shinat e ligjit, sipas të cilit Tkob është Teatër Kombëtar, dhe si i tillë është një teatër repertori, kalendari i Tkob u mbush vetëm me koncerte me piano, koncerte orkestrale, koncerte për fëmijë, e tek tuk ndonjë çfaqje baleti nga repertori.
Premiera të pavëna më parë asnjë. Nuk kaloi shumë kohë me pretekstin se teatri ishte në rikonstruksion, filluan turnetë në rrethe, si Shkodër, Korcë, Fier, etj, po me vepra repertori. Ndërkohë asnjë nga veprat e vëna në skenë gjatë kohës së drejtorëve te tjerë nuk po vihej më në skenë. Se çfarë fshihej pas këtyre turneve do të çfaqej pak më vonë, kur sezoni i TKOB filloi të hapej në sheshin Skënderbej me tituj si Opera në xhins ku progami i koncertit ishte shumë larg profilit të Tkob që nga ana profesionale i dëmtonte këngëtaret. Sipas saj këto koncerte bajate, që nuk ishin lënda e parë e një Teatri Kombëtar Opere, e zgjeronin audiencën e Operas. Pra sipas teorive sharlatane të Çelës audienca e Tkob duhej të rritej jo me repertor operistik, por me koncerte tallava.
Në fakt në çfaqjet tona ende pa ikur nga teatri që do rikonstruktohej, fillohej te dukej një agjensi ndricimi e quajtur ASLV, që ishin miq të Çelës me të cilët ajo ndriçonte festivalin e saj operistik, si shtesë ndriçimi për çfaqjet edhe se teatri i kishte aparaturat e veta dhe personelin, e nuk kishte nevojë për aparatura shtesë, sepse të gjitha këto ishin kosto shtesë mbi buxhetin e teatrit, e ku Çela nuk bën kurrë transparencë mbi shpenzimet. Me sa dimë kjo agjensi ka një kosto të majme për çdo çfaqje që bën. Përse Tkob me një buxhet të vogël duhet të paguajë një ekip ndricimi dhe aparatura shtesë, kur e ka ekipin dhe aparaturat e saj. Përse Tkob nuk bën asnjë transparencë për këto shtesa.
Tani le të kthehemi tek titujt e 5 veprave që u vunë në skenë në Tkob gjatë 4 viteve te drejtimit të Tkob nga Zana Çela. Te gjitha këto ishin vepra të vëna e te stërvëna më parë, e për publikun nuk shënonin asgjë të re. Mirëpo injoranca e saj në njohjen e gjërë të repertorit operistik, është aq e madhe sa ajo vendosi të verë çfaqje që i njohin edhe fëmijët, për të mbuluar mosnjohjen e saj që nuk ka matës që ta masë. Për këto tituj edhe se ajo i kishte edhe skenat edhe kostumet , ajo shpenzoi pafund para për kostume e skena të reja, duke bërë shpenzime të kota, në vend që këto para ti hidhte për repertor të ri të pavënë më parë në skenën e Tkob.
Era Çela kish filluar si pa kuptuar në Tkob. Asnjë çfaqje që ish prodhuar më parë në Tkob, që ishte në repertorin aktiv të Tkob, para se të vinte ajo drejtore, nuk do ta shihte më dritën e skenës. Në Tkob kishin ardhur barbarët që shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara, dhe historinë e fillojnë me vehten e tyre.
Nga pamja e jashtme çfaqjet nuk dukeshin më si vepra operistike por si spektakle televizive, nga ato që Çela bën me shoqatën e vet. Edhe personelin e afërt nga kjo shoqatë e mori. Tanimë çfaqjet dukeshin të gjitha njësoj, pamvarësisht regjisorëve amatorë që i vinin në skenë. Videoprojeksion në sfond, ndriçim i përgjithshëm pa detaje i karakterit televiziv jo teatral dritë hije, pak rekuizitë e mizanskena amatore të dobëta, pa thellësi, pa portretizim të thellë të personazheve, dhe varfëri këngëtarësh, që nga njëra çfaqje në tjetrën ishin po të njejtët, por që ndërronin vetëm kostumin.
Filluan të çfaqeshin frikshëm sëmundjet e vjetra të çfaqjeve të Tkob, si statizmi, plastika e dobët, kontraktimi fizik, mosdëgjimi i partnerit,solfezhim i dobët, diksion i dobët, për shkak se në Tkob filluan të duken në rolin e regjisorit njerëz që ishin profanë në këtë profesion dhe e bënin atë vetëm me vesh, jo mbi baza të thella profesionalizmi. Për Celën rëndësi kishte vetëm aparenca, pra skenat e kostumet, regjia në vetvehte ishte e parëndësishme për të, prandaj edhe filloi tja besojë atë disa këngëtarëve që në vend që të këndonin bënin regji amatore skarco nga ato që ti marrësh me oi. Koha e çfaqjeve dhe vënieve të mëdha kish mbaruar, kish filluar koha e çfaqjeve tallava. Edhe kostumet e reja që u qepën kishin për autor jo kostumografë teatri por spektaklesh televizive.
Rrobaqepësitë tetrale nuk janë atelie mode. Ato kanë teknologjinë e tyre të qepjes së kostumeve skenike. Por Çela nuk ja ka haberin nga këto. Me një fjalë era Çela na ishte as më shumë e as më pak, jo qeverisje me ligj ,me statut, me rregullore, me kontratë pune, me respektim të statusit kombëtar të teatrit, por kthimin e Tkob në një agjensi spektaklesh televizive, e sheshesh publike, ku do të dominonte shija personale e saj, tallava spektakli.
Ajo e dinte se specialistët e vjetër me eksperiencë të Tkob, do ta kundërshtonin në këtë marrëzi të çmendur të saj. Por asaj aq i bënte. Tani ne Tkob të gjithë duhet të punonin si skllevër për emrin e Zana Celës. Nuk vonoi shumë dhe në fundviti organizoi një grand gala me valse vjeneze, e arie operetash në pallatin e kongreseve, dhe pa pikë turpi vuri emrin e saj si regjisore. Nuk thonë kot guxim të marri. Kish ardhur për herë të dytë në Tkob si menaxhere, dhe tani e hoqi maskën e doli si regjisore, duke mos qënë as menaxhere, as artiste, as regjisore, por vetëm një gazetare me dy vjet shkollë. Ky kompleks inferioriteti, që kjo grua ka me artistët në karrierë vjen pikërisht nga dështimet e saj të kaluara ndaj dhe përdor egërsisht pushtetin personal, për të shtypur vartësit. Ajo nuk ndryshoi asgjë nga makineria e srtukturave të Tkob, i cili edhe në demokraci, mbeti një teatër i modelit sovjetik i viteve 50.
Ajo ruajti të gjitha strukturat e vjetra të teatrit që sigurojnë kontroll absolut informative, për ata që flasin kundër, këta janë njerëz të paligjshëm në teatër se nuk janë në organikë, por që bëjnë punë të liga. Çela vetëm forcoi pushtetin personal të saj, si atë administrativ, ashtu edhe atë artistk dhe e ktheu Operan kombëtare me histori mbi 60 vjecare në një teatër me vetëm 5 vepra në repertor, duke eliminuar të gjithë repertorin e madh që ish vënë në skenë, për dekada të tëra, dhe duke mohuar kontributin e artistëve më të vjetër, pasi vetë ishte pa pikë kontributi në Tkob. Në vend që të mbështetej tek artistët më me eksperiencë, filloi gjuetinë e shtrigave me më të vjetrit duke mos i pyetur për asgjë , e nxitur edhe nga disa pseudo artistë që karrerën e tyre e kishin ndërtuar mbi kulturën e eleminimit dhe mbështetjet politike, e jo nga konkurenca e ndershme profesionale. Pa iu dridhur qerpiku ja mori të tëra kompetencat e sanksionuara me ligj, duke mos i dhënë ngarkesën artistike që e detyronte ligji, derisa i izoloi plotësisht, në shkelje të statutit, rregullores së brendshme dhe kontratës së punës, duke i asfiksuar plotësisht, dhe duke i futur në intubim e duke prtur që të japin shpirt.
Që kur Çela me anën e një komisioni fantazëm, në teatër likuidoi të gjitha skenat e dhjerëra operave e baleteve, e spektakleve, të prodhuara me lekët e taksapaguesve shqiptarë në dhjetëra vite punë, të mundimshme, me sebepin se ishin dëmtuar nga shiu në magazinat ku ishin magazinuar, Opera Kombëtare pushoi së qëni e tillë. Çela me këtë akt likuidoi të gjithë repertorin aktiv të Tkob të krijuar nga qeverisja e drejtorëve paraardhës, dhe çeli precedentin e kohës së saj. Ajo vetëm sa nuk e çeli me gojë të qënit diktatore dhe pronare de fakto të Tkob, se në fakt ajo ishte bërë tashmë e tillë. Opera u kthye de fakto në një agjensi spektaklesh që herë bënte koncerte filarmonike për të kënaqur drejtoren artistike violnisten Voshtina, dhe herë spektakle të për çudnuara të modelit ala Çela, dhe herë ndonjë opera me kalamaj për të treguar se sa shumë i ka xhan të rnjtë.
Çelës i mjaftuan 4 vjet për ta asfiksuar Operan Kombëtare e për ta cuar në intubim me dënim me vdekje. I duhen edhe 4 vjet të tjerë për ta cuar në varrëza për skrap e për të hapur rrugën e privatizimit. Qeverisja e Celës është tipike klienteliste, sepse ajo vetë është produkti i klientelizmit politik. Së bashku me drejtoren artistike Voshtina që u bë drejtore artistike e katapultuar nga Italia si kushurirë e ish Minsitres së Kulturës Kumbaro, e kanë çuar operan në drejtim të paditur, ku vetëm aftësia nuk vlerësohet. Artist i operas sot, me ndonjë përjashtim, është një mumie që as sheh e as dëgjon , që frika i ka hyrë në palcë se e kërcënojnë me vendin e punës.
Tkob është sot i vetmi teatër në botë ku nuk bëhet audicion i hapur për të gjithë artistët që duan të konkurojnë. Drejtorja artistike që është kushërirë e ish ministres së kulturës Kumbaro, i ndan vetë rolet në zyrë, ve çfaqje në kalendar që u bën qejfin mikeve të saja soliste, dhe instrumentiste, të cilat kurrë nuk bëjnë audicion e rolet e koncertet i marrin në tavolinë.
Tkob sot është një teatër i mbyllur që nuk konkuron dot askund me nivelin e çfaqjeve të dobëta që prodhon. Të huajt që janë aktivizuar në cfaqjet e tkob e që janë miq të drejtores artistike, kanë qenë kryesisht artistë të nivelit të diskutueshëm që nuk kanë lënë shije të mirë nga debutimet e tyre në Tkob. Afishja e çfaqjes dhe faqja Opera histori, është një pasqyrë ku persekutohet artisti që nuk e duan drejtueset e teatrit. Programacioni i operas që më parë bëhej 1 deri 2 vjecar tani ka katandisur sot për nesër 1 deri dy muaj.
Stafet e interpretuesve Voshtina i bën vetë duke shpërfillur dirigjentin e regjisorin e cfaqjes., që i thërret pasi i ka ndarë vetë rolet në zyrë, ndërsa në gjithë botën, drejtori artistik shpall veprat që janë programuar në sezon, emrin e regjisorit dhe dirigjenntit që do venë veprën në skene. Stafet interpretuese zgjidhen me audicion në të gjithë botën. Një tjetër shkelje flagrante ne Tkob janë komisionet e pranimit në punë dhe ato të pseudo audicioneve. Aty vendosen ato njerëz që i duhen asaj për vendimin që do merret.
Voshtina ka përgjegjësi për gjendjen artistike ku kanë katandisur trupat si orkestra, kori, baleti, solistët, së bashku me Çelën, që janë në gjendjen e tyre më të keqe në gjithë historinë e teatrit, si nga numri ashtu dhe nga cilësia. Mos të flasim këtu për instrumentat e orkestrës, dhe drejtuesit e baletit që ikin e vijnë të skandalizuar nga gjendja ku ka katandisur trupa. Dhe drejtoreshat jargaviten ekraneve pa pikën e turpit, duke u mburrur se ku e kanë çuar Tkob. Opera sot është një fabrikë gënjeshtrash dhe abuzimi me pushtetin e me taksat e qytetarëve, që i hidhen çdo ditë publikut si gjellë qensh.
Politika me të rinjtë që aq shumë e trumbeton Çela, është e mbushur me gënjeshta pa skrupull sikur na qenkan punësuar këto 4 vjet 102 të rinj. Faktet flasin kundër, përveç tre vetave në kor, 5 tek solistëtet e 4 apo 5 në orkestër nuk ka asnjë tjetër, bile shumë të talentuar nuk janë pranuar në punë, e këto janë me dhjetra e me qindra.
Propaganda mediatike që drejtorja bën në publik se gjoja është pjesë e Opera Europa vetëm sa i diskretiton para profesionistëve që e dinë mjaft mirë se në Europë nuk ka asnjë drejtor opere që është gazetar me profesion, nuk ka asnjë administratë si ajo e Tkob që nuk ja ka idenë se çfarë produkti specifik duhet të administrojë , nuk ka asnjë drejtor produksioni që është gazetar në profesion që ska shkelur kurrë më parë në një opera, nuk ka asnjë teater europjan që drejtorja artistike është me profesion violiniste , që emërohet në atë post pa konkurs, vetëm se ka Ministren e Kulturës kushurirë, nuk ka asnjë teatër europjan që ka këto struktura të modelit sovjetik të viteve 50, nuk ka asnjë teatër europjan që statutin, rregulloren e brendshme dhe kontratën e punës nuk i respekton me rigorozitet, nuk ka asnjë teatër eurojan që programacionin nuk e bën 1 deri 2 vjecar, nuk ka snjë teatër europjan që nuk bën audicion dhe i ndan rrolet në zyrë pa konkurim, nuk ka asnjë teatër europjan që ndërron logon e tij kur ndërron drejtorin, nuk ka asnjë teatër europjan që administratën e ndërron të gjithën vetëm se ndërron drejtorin, nuk ka asnjë teatër europjan që në krye mos të ketë një personalitet të teatrit muzikor, nuk ka teatër europjan ku drejtori mos të rrespektoje statusin kombëtar të institucionit, si teatër repertori dhe premierash absolute, nuk ka teatër europjan që nuk respekton krijimtarinë repertoriale dhe të re të kompozitorëve vendas.
Skandali i ditëve të fundit me logon paçavure që kushtoi 1.800.000 lekë të reja dhe dukej si një amebë, të vjedhur paturpësisht në rrjetet sociale, ishte bomba që u plasi në dorë barbarëve të operas, tallavaistëve që kanë pushtuar zyrat e shtetit në Tkob, me sistemin e mikut, kushëririt, lëpirësit, por që nuk ka asnjë lidhje profesionale me institucionin, edhe se ishte e kushedisata në vazhdën e 4 viteve që kur në krye të Tkob erdhi Zana Çela e shkarkuar më pare nga ky post, e cila e çoi operan tonë kombëtare ku jemi rritur e kemi punuar 44 vjet, në intubim me dënim me vdekje.
Atë që kjo askushe i ka bërë teatrit tonë nuk ja ka bërë as turku për 500 vjet shqiptarëve. Prandaj ky staf liliputësh abuzivë duhet të japë dorëheqjen e të largohet nga Tkob sa nuk është vonë, në mos, Ministria e Kulturës duhet ti shkarkojë për abuzim me detyrën e në vend të saj të sjellë një drejtor intendant nga skena europjane me eksperiencë në drejtimin e teatrove në botë.
Shembuj të tillë ka plot në Itali ku francezi dramaturg Lisner drejton operan San Carlo të Napolit, apo braziliani Pereira drejton teatrin e Firences Maggio Musicale Fiorentino. Po ashtu edhe teatrin më të madh Italian La Scala e drejton francezi tjetër Dominique Meijer që më parë ka drejtuar edhe operan kombëtare të Parisit dhe Stats Oper të Vjenës. Edhe kombëtraja e futbollit e ka trainerin e huaj, përse mos ta ketë edhe Opera Kombëtare një personalitet të tillë.
NIKOLIN GURAKUQI
MJESHTËR I MADH
NAIM FRASHËRI I ARTË.
panorama.com.al