Regjisori i njohur me fjalë prekëse për Mimika Lucën: Ishte e shqetësuar për Gjergjin…

Regjisori i njohur, Gëzim Kame, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për ndarjen nga jeta të artistes Mimika Luca.

Kame u shpreh se Mimi, ashti si i thërrisnin miqtë e saj, kishte një vlerë të jashtëzakonshme artistike dhe humane.

Sakaq, foli për situatën e artistëve ditët e sotme, të cilët e kanë më të vështirë dhe se aktorët më parë ishin më të respektuar dhe privilegjuar.

“Mimika Luca kishte një mirësi të jashtëzakonshme. Nga Mimi nuk di të ç’të them, por e theksoj mirësinë që kishte.

Është një vlerë e jashtëzakonshme artistike. Unë kam punuar për një periudhë të gjatë me të. Falë Zotit kanë ngelur këto pamje.

‘Shiu në plazh’ është një nga filmat më të njohur. Duke pasur në qendër njeri të tillë, ajo unifikonte të gjithë trupën.

Ne punonim si miq të vërtetë. Një stil, interpretim, ka një mirëkuptim midis njëri-tjetrit. Ndihma që i japim njëri-tjetrin, ka vlerë të padiskutueshme.

Korrektësia e saj ishte shembullore. Pas ikjes së një njeriu gjithmonë flitet mirë, por më besoni që ashtu ishte. Ajo ishte një njeri që ekuilibronte gjithçka.

Ishte e mira e të gjithëve. U angazhua me veprimtarinë e të birit të saj, Gjergjit. Ishte e shqetësuar për të, veç kohët e fundit u qetësua pak.

Marrëdhënia që Mimi kishte me Ndrekën, nuk pengonte marrëdhëniet ndër personale. Ajo ishte shumë miqësore me të gjithë.

Sot humori është pak i banalizuar, tip barsoletash për të pirë një gotë birrë. Nuk kishte një mesazh. Ne kemi pasur fatin që nuk kishte rrjete sociale.

Nga profesioni askush nuk bëhet i pasur, veç po të ketë mënyra të tjera. Shoh që të rinjtë sot punojnë shumë, ndërsa ne merreshim me teatër dhe vetëm teatër. Në kohën tonë nuk dilte vepra pa u pjekur 100%”, tha Kame./balkanweb

ObserverKult

Gëzim Kame

Lexo edhe:

RRËFIMI I REGJISORIT, GËZIM KAME: NJË JETË NË TEATËR, JA KUJT IA DEDIKOI VEPRAT E TIJ

Kritiku i artit Josif Papagjoni, Gëzim Kamen e cilëson sa personazhin e tij, aq edhe të vetvetes e të të tjerëve, artistëve e lexuesve. Prandaj, në 2017-ën, vit ky që përkoi dhe me 70-vjetorin e artistit, Papagjoni vendosi që të rrëfejë “Gëzim Kamen, të vërtetat e artit dhe jetës sime”, në një botim. Vlerësime, gjurmë të lëna nëpër vite, por edhe bisedat më të.

“Kjo ka qenë një dilemë për mua. A ja vlente të shkruante një monografi për Gëzim Kamen apo jo? Pasi, zakonisht bëhet, pasi njeriu ikën nga jeta, edhe pasi është vlerësuar për kontributet e tij. Por, ky libër erdhi në mënyrë të vetvetishme, gjatë një bisede që kam bërë me të, por edhe si një dëshirë e imja edhe e tij, pasi ai e ka thënë në artë atë që kishte për të thënë. Mendoj se kame është një nga regjisorët më aktiv para dhe pas viteve ‘90”, thotë Papagjoni.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult