Regjisori i “Titanikut” zbulon një sekret të filmit të njohur- pak kush e ka ditur

Filmi “Titanik” i James Cameron është padyshim një nga filmat më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë. Regjisori zbuloi vendimin e thjeshtë që mori gjatë xhirimeve të skenave të filmit. Ai tha se:

“Ne punësuam vetëm aktorë shtatshkurtër, në mënyrë që seti i skenave të dukej më i madh. Kushdo që ishte mbi 1.72 centimetra, ne nuk e morëm në film duke kursyer gati një million dollar.

Përpara se filmi të dilte në treg, projekti bëri bujë për buxhetin e tij të madh, në atë kohë raportohej të ketë qenë vlera prej 200 milionë dollarë, duke e bërë atë filmin më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë në ato vite.

Shkalla e gjithçkaje ishte përtej çdo gjëje që mund të imagjinonim për sa i përket përvojës sonë të mëparshme. Pjesa më e madhe e Titanikut u bë me sete skenografie gjigante.

Në atë kohë menduam se nuk do të nxirrnim fitimet e kostos.

Filmi “Titanik” është një nga filmat më të shitur në histori dhe filmi i parë që kapi vlerën e shitjeve prej 1 miliardë dollarë.

James Cameron nuk krijoi vetëm këtë kryevepër, por edhe filmin shumë të famshëm fantastiko-shkencor, Avatar. Një film ky që ngërthen efektet vizuele më të mira të realizuara te ndonjë film./ infoshqip .com

ObserverKult


Lexo edhe:

MARTIN SCORSESE: KINEMAJA NUK PO “VDES”, VETËM PO TRANSFORMOHET

Regjisori amerikan Martin Scorsese në Festivalin e 74-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlinale në Berlin, gjegjësisht në konferencën e mbajtur ka dhënë opinionin e tij për gjendjen aktuale të kinemasë.

Kur u pyet nëse kinemaja mund të vdes, Scorsese tha se ai preferon të mendojë për industrinë si “transformuese”.

“Unë nuk mendoj se po vdes fare, jo. Mendoj se po transformohet”, tha Scorsese.

Por sipas tij teknologjia po ecë me hapa shumë të shpejtë.

“Teknologjia ka ndryshuar kaq shpejt, në një farë kuptimi e vetmja gjë që mund të mbash është zëri individual. Zëri individual, duhet të them, mund të shprehet në TikTok ose mund të shprehet në një film 4 orësh ose në një mini-serial 2 orësh”, tha tutje ai.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult