Regjisori iranian hyn në grevë urie në shenjë proteste ndaj “veprimeve çnjerëzore”

Regjisori iranian Jafar Panahi, i cili aktualisht ndodhet në burg, ka hyrë në grevë urie. Kjo si shenjë proteste ndaj veprimeve të paligjshme dhe çnjerëzore të gjyqësorit dhe forcave të sigurisë të Iranit.

Në një deklaratë të publikuar nga bashkëshortja dhe djali i tij në Instagram, Panahi deklaroi se do të refuzojë ushqimin dhe ilaçet. Në këtë gjendje do të qëndrojë derisa të lirohet nga burgu.

Qeveria iraniane ka reaguar brutalisht ndaj protestave të qytetarëve, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore. Me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Panahi u arrestua në muajin korrik.

Pak para arrestimit, ai nënshkroi një letër të hapur, së bashku me mbi 300 regjisorë iranianë. Ai u ka bërë thirrje forcave të sigurisë t’i jepnin fund shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve./REL

ObserverKult


Lexo edhe:

A DO TË KETË VAZHDIM TË FILMAVE TË “AVATAR”? VETË REGJISORI JAMES CAMERON ZBULON TË VËRTETËN!

Filmi i njohur dhe mjaft i suksesshëm “Avatar: The Way of Water” u prit mjaft mirë nga të gjithë. 

Vazhdimi i shumëpritur i filmit “Avatar” u shfaq premierë dhjetorin e kaluar, plot 13 vite pas publikimit të pjesës së parë. 

Vetë regjisori i njohur James Cameron e pa filmin të gjeneronte 1 miliard dollarë në fundjavën e parë të publikimit të tij.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult