Regjisorja shërohet nga kanceri, nuk i mban lotët gjatë rrëfimit emocionues

Regjisorja, Arlinda Morina, ishte e ftuar në emisionin “#Gjesi” në T7. Ajo ndau me shikuesit rrëfimin për betejën e rëndë 3-vjeçare me kancer. Mes lotësh, ajo ka treguar se nuk e kishte aspak të lehtë, por shpresën nuk e kishte humbur asnjëherë.

Në një moment, ajo foli edhe për motrën e saj që prej vitesh jeton në Amerikë, por që gjatë kësaj periudhe i ka qëndruar afër.

“Unë e njoha më shumë motrën time, sepse ndonjëherë po i harrojmë familjarët tanë”, tha regjisorja Arlinda Morina me lot në sy. 

Intervistën mund ta shikoni në linkun më poshtë.

—————————————————————

LEXO EDHE: RRËFIM EMOCIONAL I WILL SMITH: KAM MENDUAR VETËVRASJEN…

Gjatë regjistrimit të një serie në YouTube rreth fitnesit dhe humbjes së peshës, aktori Will Smith pranoi se kishte menduar të kryente vetëvrasje.

“Ky filloi si një udhëtim për të arritur formën më të mirë të jetës sime,” tha aktori në trailerin e “Best Shape of My Life”. Në të cilin ai synon të humbasë 20 kilogramë në 20 javë.

Aktori 53-vjeçar shihet në trailerin e serialit duke shkruar kujtimet e tij. Duke u ushtruar dhe i ulur rreth një tavoline me fëmijët e tij Trey, 28 vjeç, Willow, 20 vjeçe dhe Jaden, 23.

Smith dëgjohet të thotë në trailer se filmimi i shfaqjes. Bëri që ai të zbulonte shumë gjëra të fshehura për veten e tij, transmeton ‘tirananews.al’.

“Kur fillova këtë shfaqje, mendova se po hyja në formën më të mirë të jetës sime fizikisht. Por mendërisht isha diku tjetër. Përfundova duke zbuluar shumë gjëra të fshehura për veten time. Ishte e vetmja herë në jetën time që kam menduar ndonjëherë vetëvrasjen,” -tha ai.

Nuk është e qartë se kur aktori i pati këto mendime vetëvrasëse. Megjithatë, kjo do të sqarohet kur të publikohet seriali. Që do të jepet premierë më 8 nëntor…