Rekomandime leximi nga Arlind Farizi

rekomandime leximi nga arlind farizi

Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafir shkrimtarin dhe studiuesin e letërsisë, Arlind Farizin.
Ja cilat janë tri librat që Farizi u sugjeron të pasionuarve pas leximit.
_____________________________

3 vepra, 3 histori  dhe 3 gjurmë

Nga Arlind Farizi

LETËR FRANC KAFKËS

Po i shkruaj Kafkës, dhe i them se Procesin e përjetoj më ndryshe. Se letrat e babait i përjetoj ndryshe. Në nivele tjera lexuesi. Atë të përjetuesit. Atij që s’di të shtiret kur përballë ka shtetin, që të shfaqet dhe në stastus facebook-u. Shteti përgjon sepse do viktima gabimesh. Shteti përgjon sepse ashtu realizon vetveten përmes kundërvajtjeve, prishjes së rendit dhe qetësisë, procedurave penale.
E njoha shtetin me përmasa shoku. Që ta pi kafen dhe të incizon bisedën. Shokun që ta ha bukën dhe të bën save as fjalën për herifin. Dhe e përdor atë për të të rekrutuar në peng tij dhe të shërbimeve të tij.
E njoha shtetin me përmasa kolegu pune, me ndjekjen insitutucionale, ku se si me lupë zmadhohej e vojla e gabimit, se si e madhja ecën sheshit e shitet si vlerë. E njoha shtetin me përmasa femre që vjen si e dërguar speciale për të shkatëruar ato pak gjëra vënë në vijë.
E ky lloj shteti është prishës shtetesh, nismëtarë luftrash, idhnesash, mëkatimesh, Trojash të pambrojtuar, shkaku një femre. E njoha shtetin me përmasa telefoni, aty ku s’duhet të hyjë shteti, aty ku ka intimitet, aty ku zoti dha leje me komuniku lirshëm…
E njoha shtetin me përmasa plaku katundi i cili kur rrëfente komunizmin më dukej se fliste bashkëkohorshëm… E njoha shtetin me përmasa hoxhe, që përdori dhe fenë për para, e mexhlisin për vota.
E njoha shtetin përmes kamarierit të cilin nuk e ndimoi të hynte në punë e bëri spiun të hyrje-daljes time. E njoha shtetin më përmasa borxhliu, që të jep borxh dhe të ofendon për vonesën. E njoha shtetin përmes tipologjisë së njerëzve. Shteti me fytyrë njeriu. Shteti me facebook përgjues në dorë, shteti i screenshoot-ave, shtet gps, shtet viberi. Shtet spiun.
Shteti Kunderës, shteti Kadaresë, shteti Solxhenicinit dhe Kunderës, shteti im pa emer, ky shtet spiunësh…

PËRMBLEDHJA SARAJEVASE E LUFTËS” IZET SARAJLIQ – DITAR LUFTË PËRMES POEZISË

Kjo vepër llogaritet si ditar lufte në vargje. Poezitë e kësaj përmbledhjeje janë të lira dhe pa rregulla metrike, poezi astrofike. Kanë motiv kryesor luftën, masakrën dhe vrasjen e shumë njerëzve myslimanë. Poezia e tij “KËNGA E FUNDIT PARALUFTE”- kushtuar dramaturgut Sllavko Santiqit shpreh gjendjen e vendit nën  pushtimin e të huajve, të cilët kishin bërë që populli të ndihej i huaj para flamujve, artit, mendimeve dhe stemave, të cilat u përkisnin atyre. Ai mohonte dashurinë e tyre dhe nuk ishte i sigurt nëse  ata e kishin atë. I urrente dhe i shpallte të paturpshëm dhe prej tyre priste vetëm vdekjen.

Poezia e tij “TEORIA E DISTANCËS”- është një nga poezitë më të bukura, shkruar në një kohë dhimbjeje, dhune, mallkimi, mashtrimi dhe urrejtjeje. Në një hapësirë të vogël për të, në bodrumin e shtëpisë dhe njëkohësisht në një hapësirë të madhe për okupatorin, i cili mbi kokën e tij lëshonte granata.
Autori thekson në poezi se u përket atyre që për të hënën duhet të flasin të hënën, pasi të martën do të ishte vonë, gjë që nënkupton se çdo gjë duhet bërë në kohë dhe me një përgjegjësi të madhe pavarësisht rrethanave. Pasi ne mund të themi se është marrëzi e tij, që ka shkruar poezi në ato kushte, kur të gjithë të tjerët mendonin si të shpëtonin jetën dhe jo të shkruanin diçka për jetën.

Në poezinë “SA TË PAPËRGATITUR HYRËN NË KËTË LUFTË”- autori në mes të vargjeve:

E ne
Ende
Nuk mundemi të urrejmë
Sa duhet[1].

shpreh mllefin e tij dhe të popullit, të cilët edhe pse ishin në pushtimin e huaj dhe në çdo çast u shkurtohej jeta, e kishin të pamundur të urrenin armikun, edhe pse ai kishte kaluar ditën e dhjetë që bënte luftë.
Kjo tregon edhe  ankesën e poetit, pasi përderisa një i huaj bënte çdo gjë për ti shkatërruar ato dhe nuk i vinte keq, me të njëjtën mënyrë duhet ta kthenin edhe ato dhe të luftonin për liri, gjë të cilën armiku gjithmonë mundohet ta merr e ta mohojë.

ROMANI “DERVISHI DHE VDEKJA” Mesha Selimoviq

Kategoria e tekstit -roman autobiografik me  gjashtëmbëdhjetë kapituj dhe dy pjesë, monolog i personazhit kryesor dervish, i cili çdoherë është i përkulur.

Tipologjia -tipologji rrëfimi

Mjedisi i ngjarjes dhe koha- Kasaba e vogël në Bosnjë, në shekullin XVIII.

Personazhet zbulojnë nga mjedisi ndjenja: të frikës, mospëlqimit, sfidës, vetëflijimit, dhunës, kërcënimit, vdekjes, vrasjeve.

Mjedisi për personazhet është i zymtë, misterioz, kërcënues, konfliktuoz dhe pa zgjidhje.

Periudha historike– koha kur Perandoria osmane pushtoi Bosnjën dhe Hercegovinën

Tema kryesore– lufta për pushtet (e ngjashme me Kompleksin e Edipit)

Ideja kryesore- dashuria në mes vëllezërve

Rrëfyesi– Ahmed Nuredini, protagonisti kryesor që rrëfen historitë personale

Profesioni i personazhit kryesor- sheh i një teqeje të sektit Mevlevi

Mosha e personazhit kryesor- katërdhjetë vjeçar

Pozicioni i kadiut- pozicion që do t’i jep atij dy përgjigje: një, për të vërtetën e vrasjes së vëllait dhe dy, për të kuptuar se kush cilin e shfrytëzonte.

Personazhet tjerë– kadiu Ajni Efendiu, gruaja e kadiut, Hasani-vëllai i gruas së kadiut, babai i Ahmedit, Haruni-vëllai i vrarë i Ahmedit (pesëmbëdhjetë vjet më i ri), Haxhi Sinanudini, Hafëz Muhamedi dhe Mustafai- personazhët nga teqeja, Muselimi, ikanaku Isak, Mulla Jusufi-student.

Qëllimi i autorit– është të ngjallurit e emocioneve te lexuesi dhe empatisë, të bërit e një lloj katarse dhe të afruarit e dashurisë që te njerëzit është larguar dhe harruar.

Për të mbështetur mendimin e tij autori ka përdorur thënie kuranore dhe ka futur fjalë nga gjuha turke, gjegjësisht osmanishtja e vjetër.

Motivi i autorit- kushtet e rënda të popullit mysliman të Bosnjës.

Tiparet kryesore të përmendura nga autori në roman- tiparet e luftës, ekonomisë së dobët e të shkatërruar, tiparet e proceseve historike dhe jetës së përditshme.

Tensioni i romanit- tension i lartë

Elementet të flirtit- futen nga autori për të bërë tundimin shpietëror të dervishit, për ta sprovuar personazhin dhe për ta larguar atë nga qëllimi kryesor që ia kishte dhënë vetes.

Elemente të xhelozisë- një xhelozi e egër në mes të dy palëve për të zënë vendin udhëheqës

Elemente të tradhëtisë- nga Mulla Jusufi që kishte tradhëtuar devrishin dhe e kishte spiunuar te kadiu për çdo mendim dhe veprim të tijin.

Elementet e fajit te personazhi- Ahmed Dervishi fajëson veten për vrasje e vëllait të tij dhe e bën edhe veten e tij pjesë të personave që e vranë atë, dhe e fajëson veten edhe për atë se nuk kishte pasur mundësi ta shpëtonte atë nga vrasja.

Sfidimi moral i personazhit-  e kemi me rastin e gruas së kadiut, një femër e bukur dhe epshndjellëse, por ai ia kishte mohuar që në fillim vetes atë, edhe pse e shikonte me ëndje, me një dëshirë të thellë dhe të dashur.

Dita e hashuresë dhe festa e Shën Gjergjit- lidhja e Ahmedit me të vëllanë dhe kujtimi ditëve kur festonte këto festa me të.

Në roman kemi probleme psikologjike, pyetje filozofike të lidhura me jetën njerëzore, shoqërore e politike, paragjykime për dervishin dhe kërkesa për drejtësinë. Por në këtë rast atë (drejtësinë) nuk ia jep askush, sepse “Drejtësia në jetën dhe sjelljen e shtetit është e mundur vetëm atëherë kur ajo banon në zemrat dhe shpirtrat e qytetarëve”.

***

PERSONALITETI I AHMED NUREDITIT

Personaliteti përfshin të gjitha reaksionet e individit dhe është unitet i të gjitha proceseve biologjike dhe psikologjike të njeriut. Por është e pamundur të studiohen të gjitha aktivitetet e tij, sepse në çdo çast ai vepron dhe përjeton diçka të re.

Dervishi si besimtar bektashi dhe me fustanellë të  bardhë, si personalitet ka karakteristika trashëguese të caktuara, të varura nga faktorët biologjikë dhe socialë. Këto të fundit janë të domosdoshme që të zhvillohet tek ai individualiteti njerëzor në qenie humane, pra në qenie e cila ka karakteristika që i përfillen si karakteristika njerëzore.

  1. Personalitet i mbyllur– vuan nga një shkallë e lartë e dhimbjes shpirtërore
  2. Personalitet jostabil- ndryshon shpesh disponimin, në çdo humbje të vogël apo frustrim, ia plas vajit dhe e quan vete fajtor për disa ndodhi, shumë lehtë kalon në gjendje mllefi dhe gjendje tërbimi.
  3. Konstrukt psikologjik- këndon, qan, bie në trans,zhgënjehet, provokohet, lëndohet, paragjykohet, anashkalohet, maltretohet, vetëflijohet, gjendet në depresion, ka lëkundje shpirtërore, në fillim është i qëndrueshëm, por më pas bëhet kritikues ndaj pushtetit, gjen dënime, humb besim dhe tjetërsohet.
  4. Karakter paradoksal-  rrethi nuk mund të kupton shpesh për veprimet e tij dhe ashtu si bota, edhe ai funksionon nëpërmjet të kundërtave.
  5. Personalitet i rrumbullakët- kompleks dhe shumëdimensional
  6. Personalitet dinamik- ndryshon në një mënyrë të rëndësishme për shkak të veprimit të ngjarjeve të ndryshme jetësore.

[1] Izet Sarajliqi,(2017),Përmbledhja sarajevase e luftës, Armagedoni, Prishtinë,f. 11.

ObserverKult

Lexo edhe:

REKOMANDIME LEXIMI NGA RITA PETRO