Festivali që për tetëmbëdhjetë vjet ka jehuar nga tingujt e epokave të ndryshme muzikore, sivjet po e shënon edicionin e 19-të.
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës në Prishtinë “ReMusica” sivjet vjen në një format të ri i kushtëzuar nga rrethanat që janë krijuar për shkak të pandemisë.
Shpresa dhe Ringjallja janë dy koncepte ku e kanë bazuar programin organizatorët.
Duke i qëndruar besnik fizionomisë së ndërtuar me vite, edhe këtë vit një pjesë e madhe e programit është e orientuar tek veprat e kompozitorëve shqiptarë. Sivjet, ato do të luhen në sallat e shteteve evropiane, si dhe në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, transmeton ‘koha.net’.
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “ReMusica” do të prezantojë programin e sivjetmë muzikor nga 7 deri më 21 shtator.