Sapo doli nga shtypi libri “Rendi i Versajës: bërja e një bote të brishtë” i Albulenë Halilit, botuar nga shtëpia e librit “Syth” në Tetovë.
“Libri vjen në njëqindvjetorin e Paqes së Versajës, si një studim serioz e gjithëpërfshirës lidhur me njё nga periudhat mё tё rёndёsishme nё historinё e marrёdhёnieve ndёrkombёtare. Rendi ndërkombëtar i Versajës, i cili u ndërtua pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ndonëse pati si synim bërjen e paqes, ai i hapi rrugë luftës tjetër botërore me përmasa edhe më shkatërruese se e para.
Versaja pati prodhuar krijesa artificiale për të kënaqur interesat e fuqive fituese dhe të aleatëve të tyre më të vegjël. Krijimi i Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene qe një krijesë e tillë. Miratimi i idesë së jugosllavizmit me Serbinë në krye, do t’i kushtojë shtrenjtë bashkësisë ndërkombëtare dekada më vonë, andaj dhe procesi i shpërbërjes së një krijese artificiale si Jugosllavia, qe çmimi që duhej paguar për vendimet e padrejta të Versajës.
Kosova përbënte recidivën e fundit të mbetur nga Versaja në rajonin e Ballkanit. Pavarësia e saj, megjithëse e vonuar, përveç se përbën jetësimin e parimit të së drejtës së popujve për vetëvendosje, të promovuar në Versajë nga presidenti amerikan Uillson, ajo përbën njëkohësisht përmbylljen e një rendi ndërkombëtar dhe paralajmërimin e rendit ndërkombëtar të ardhshëm, rendit të ri botëror”, shkruan autorja./ ObserverKult