Aktori i njohur i skenës shqiptare, Guljelm Radoja, pas një muaji i shtruar në reaminacionin e spitalit të Durrësit është dërguar në intubim te “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Gjendja shëndetësore e aktorit për shkak të Covid-19 është përkeqësuar dhe mjekët janë detyruar ta zhvendosin në spitalin Covid 2.
Për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar në muajin prill 2021 kolegët e aktorit i bënë thirrje qeverisë për dërgimin e tij jashtë shtetit për trajtim më të specializuar, transmeton ‘korcajone.al’.
Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role.