Restaurimi i shtëpisë së Sterjo Spasse, çfarë u zbulua?

Një grafikë e panjohur më parë ka dalë në dritë gjatë punës për restaurimin e shtëpisë-muze të shkrimtarit, Sterjo Spasse.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, bën me dije se në muret e katit të parë të ndërtesës ka dalë në dritë një grafikë, që mendohet se tregon pamjen e saj në vitin 1913, kur u ndërtua.