Në fshatin e bukur Terziaj të Gjilanit, në tri shtëpi të ndërtuara shumë kohë më parë por që kanë mbetur të harruara dhe gati afër rrënimit po punohet që t’u kthehet përsëri shkëlqimi që e kanë pasur dikur.
Bëhet fjalë për shtëpitë e familjeve Hajdini në këtë fshat konkretisht shtëpia e Xhelë Hajdinit, Hajdin Hajdinit dhe Shaqë Hajdinit, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Punët për restaurimin e këtyre shtëpive kanë nisur ndërsa nga MKRS thonë se po punohet me profesionaizëm për ruajtjen e vlerave të tyre.
“Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
ObserverKult
Lexo edhe:
NISIN PUNËT PËR RESTAURIMIN E SHTËPISË SË FAMILJES KIRAJTANI NË ZONËN HISTORIKE TË PRIZRENIT
Shtëpive që përmbajnë karakteristika unike dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore në vend , të cilat kanë qenë thuajse të ‘harruara’ për shkak të dëmtimeve, po u kthehet shkëlqimi.
Kjo falë punës që po bënë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës e cila po punon vazhdimisht për ruajtjen, mbrojtjen dhe restaurimin e tyre.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SERGEJ ESENIN: TI NGA ËNDRRAT PËRGJITHNJË M’U ZHDUKE
Poezi nga Sergej Esenin
Më s’do endem panxharëve të kuq
s’do shkel gjethet, s’do lyp të gjej gjurmë,
ti nga ëndrrat përgjithnjë m’u zhduke,
me ato flokë të arta si grurë.
Ishe e ëmbël, të manave ngjyrë,
kish lëkura jote aq e butë,
ishe porsi muzg i trëndafiltë,
si dëbora që ndrit nëpër rrugë.
Ata sy porsi rrush i zi
tash janë fishkur, emri yt është shuar.
Shallin veç s’e humbet kurrësesi
atë aroma mjalti të duarve.
Në orën kur agimi mbi çati
vjen të lahet pa zhurmë si maçok
unë e ndjej tek flasin me ëmbëlsi
kallamishtet për ty me erën tok.
Le të murmurisë mbrëmja e bruzët,
këngë a ëndërr të thotë se ishe ti!
Kush krijoi atë trup e ato buzë
duke i prekur zbuloi një fshehtësi.
ObserverKult