Restaurohet njëra nga shtëpitë më të vjetra në Prishtinë (Foto)

Njëra ndër shtëpitë më të vjetra në qendër të Prishtinës, shtëpia e familjes Sylejmani ka nisur të restaurohet. Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në rrjetet sociale.

Shtëpia e familjes Sylejmani është ndërtuar në vitin 1880 ndërsa në memorien kolektive të banorëve njihet si një nga shtëpitë më të vjetra të qytetit, në zonën e shtëpive të mbrojtura.

Kjo shtëpi po trajtohet me profesionalizëm që të ruaj vlerat që ka dhe të bartet tek brezat e ardhshëm.

Sipas MKRS-së shpëtimi, mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore është një nga prioritetet e tyre.

ObserverKult


adriatike lami mos vdis

Lexo edhe:

ADRIATIKE XH. LAMI: NE FLASIM PËR DY BOTË TË NDRYSHME!

Poezi nga Adriatike Xh. Lami

Unë flas për dasmat,
Fustanin popullor që vesha mbrëmë dhe ti s’munde ta shihje
Vallen që i mësova tët biri dhe ti s’munde ta shijoje
Më pas dorën te qafa, se vetmia për ty është bërë shok i mirë.

Ti flet për borën
Që s’po shkrin nga shpina jote
Për kostumin që ke kohë pa e ndërruar
Dhe mallin që të mban lidhur me këtë botë.

Unë vazhdoj dhe flas për ëndrrën që pashë mbrëmë
U tremba se ëndrrat më trembin në skaj
Për aloe vera në ballkonin tim që thahet sa herë kujtoj
E më pas të ankohem se tekniku i makinës nuk është i mbarë.

Ti vazhdon të qeshësh me supernatyrën time
Me gjërat e vogla të kësaj jete të madhe
Me ngulmimin tim për të t’i thënë të gjitha
Dhe në fund çuditesh që nuk të shoh në sy.

Unë flas për tim atë që më mungon
Ti flet për shoqërinë që të bën çdo mëngjes
Unë flas për vëllanë që s’di si është thinjur
Ti më tregon cigaren që pini bashkë.

Unë flas për një libër të ri ku je ti
Dhe mëdyshja më rri ulur për kohën
Kur fjala do të vijë aty.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult