Revista e njohur italiane: Buldozerë mbi Teatrin Kombëtar, një simbol i artit dhe demokracisë

Në një qytet të mbyllur për shkak të pandemisë, qeveria Rama shkatërroi Teatrin Kombëtar të viteve ’40. “Ne do të ndërtojmë një tjetër”, thotë kryeministri. Por komuniteti i artistëve është në revoltë: «Ajo ndërtesë meritonte respekt»

Nga Andrea PORCHEDDU

Edmond Budina ka zërin e ngjirur të atij që ka bërtitur shumë. Kur e arrij me telefon në Tiranë, ky aktor me çmime, regjisor me famë në kinema dhe teatër, sapo ka folur megafon. Ai është një nga drejtuesit e protestës spontane që mblodhi mijëra qytetarë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, të rrënuar brutalisht nga qeveria Rama natën e së dielës.

Ndërsa në Itali po diskutohet për rihapjen e kinemave dhe teatrove, në Shqipërinë fqinje agjentë policë anti-protestë, të armatosur deri në dhëmbë, zbrazën me dhunë Kombetar dhe një buldozer e rrënoi në mënyrë të pandalshme. Ishte një traumë.

Teatri është, ose më saktë ishte, një ndërtesë e bukur e arkitekturës racionaliste, e ndërtuar në vitin 1940, si “rrethi kulturor Scanderberg” nga arkitekti Giulio Berté – Romanët e njohin atë për urën e tij Flaminio – dhe kishte elegancën e vet: ndërsa evokon një periudhë e errët në marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë, pushtimin fashist, ishte bërë një vend i kujtesës së përbashkët, një simbol i artit dhe kulturës. Dhe për këtë u ‘pushtua’ nga një grup artistësh në vitin 2018.

Edmond Budina flet për të me dashuri: «Për dy vjet e katër muaj ne kemi kuruar dhe mbrojtur atë teatër. Që në vitin 1998, Kryeministri Edi Rama, së pari si Ministër i Kulturës, më pas si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, dëshironte ta shkatërronte për të ndërtuar një rrokaqiell, mbase me një teatër nën të. Por artistët e asaj kohe, me shumë vlerë, kundërshtuan.

Rama u përpoq përsëri në 2004, si kryetar i bashkisë: por edhe atë kohë iu desh të hiqte dorë. Tani ka pasur sukses. Ai thotë se dëshiron një teatër të ri: ai ka porositur një studio ndërtimi, e cili ka peshkuar një projekt të vjetër të një teatri korean. Me pak fjalë, një spekulim i pabesueshëm ndërtimi».

Në fakt, prezantimi rezellitës i teatrit të ri I përket “BIG-Bjarke Ingels Group”  që nga viti 2018. Por i gjithë qyteti është subjekt i një plani të gjerë konvertimi, ka shumë projekte – “Tirana Riverside Masterplan” i Stefano Boeri – dhe për këtë arsye fermentimi është i jashtëzakonshëm. Por ai teatri i vjetër i viteve 1940 meritonte më shumë respekt. Këshilli i Lartë i Shtetit foli gjithashtu, i padëgjuar nga Rama dhe kryetari aktual i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vazhdoi përpara.

Kështu, ndërsa qyteti ishte mbyllur për shkak të pandemisë, erdhi prishja. Natën, papritmas, pa hapësira për bisedime./Shkrim i revistës së njohur italiane: Espresso. Përktheu: Politiko.al