Revista franceze “L’Alsace”: Shqipëria, perla e panjohur e Ballkanit

Revista Franceze, “L’Alsace”, i ka kushtuar së fundmi një artikull natyrës së Shqipërisë.

Në artikullin e titulluar “Shqipëria, perla e panjohur e Ballkanit”, shkruhet se Shqipëria është madhështore.

“Një vend i vogël i vendosur në veri të Greqisë, Shqipëria është absolutisht madhështore. Deti nuk është kurrë larg nga malet, as nga vendet kryesore kulturore. Por, kjo ende nuk dihet gjerësisht! Prandaj është koha e duhur për të zbuluar këtë destinacion origjinal dhe të lirë. Aty ku ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet”, shkruhet aty.

Ky artikull, ka tërhequr gjithashtu edhe vëmendjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili tha se artikulli zbulon Shqipërinë turistike ku pranë e pranë qëndrojnë malet e deti, thesaret historike, arkitektura e fshatrave si Thethi dhe pazaret piktoreske si ai i Gjirokastrës, por edhe shumë destinacione të tjera./Shqip.com

Observerkult


Lexo edhe:

TURIZMI “I ERRËT” NË SHQIPËRI: “VUAJTJA JONË DJE ËSHTË DËFRIMI JUAJ SOT”

Në një malësi të thyer në rrethinat e Tiranës, hapat tanë jehojnë si ogur teksa çapitemi nëpërmjet një vargu betonesh të papërshkueshëm dhe dyersh të metalta, secila e trashë disa centimetra dhe në një labirint korridoresh që humnerojnë thellë në malin e Dajtit.

Dritat elektrike regëtijnë, buçimat e largëta kumbojnë, telefona të moçëm tryeze cingërojnë dhe jehona zërash të incizuar shpërthejnë nga thellomat e një kompleksi të dikurshëm nëntokësor i bërë për të shpëtuar lëkurën e elitës sunduese të Shqipërisë në rast lufte, derisa secili sipër do të vithisej nga reja-kërpudhë.

Ky kompleks i gjerë e i dyshimtë, tetë kilometra larg qendrës së kryeqytetit, përfton vizitorë drejt thellësive të tokës dhe prapa në kohë – në një epokë kur nuk ishte pandemia që ngulitej në ndërgjegjen kombëtare, por një tjetër prospekt, fort më lemeritës: holokausti bërthamor.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult