Revista prestigjioze “Dezeen”, i ka kushtuar një artikull të gjatë arkitekturës dhe dizajnit që në ditët e sotme po përshtaten gjithnjë e më shumë me natyrën.
Në artikull trajtohet një projekt i studios italiane Stefano Boeri Architetti dhe kompanisë shqiptare të ndërtimit SON-Group, të titulluar Tirana Riverside, në afërsi të lumit Lana, një projekt që synon t’u përgjigjet nevojave kundër koronavirusit.
“Kjo është lagjja e parë në Europë që është projektuar si një marrëveshje me qeverinë dhe autoritetet lokale për t’iu përgjigjur fazës së paspandemisë dhe për të përmbushur kërkesat e krizës aktuale”, thekson arkitekti Boeri për “Dazeen”.
Me projektin, Stefano Boeri Architetti ka synuar të krijojë një “lagje-qytet” që do të përfshijë teknologji, kopshte të gjera në çati dhe të tjera ndërtesa për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Qëllimi i këtyre projekteve është përmirësimi i hapësirave të gjelbra, gjë që e kuptuam më mirë në këto kohë pandemie, ku e vetmja zgjidhje ishin pikërisht këto hapësira e jo ato të mbyllurat./atsh