Revoltohet aktori, Albano Bogdo, ndaj televizionit ku punoi: Nuk bën kështu…

Në muajin qershor spektakli i humorit në TV Klan, “Klanifornia” mbylli rrugëtimin e tij. Ishte producenti Turjan Hyska i cili konfirmoi mbylljen e programit shumë të dashur për publikun.

Ditën e djeshme aktori Albano Bogdo në një lidhje live në Tik Tok ka treguar se është lajmëruar vetëm 3 muaj më përpara për mbylljen e spektaklit të humorit.

“Na erdhi një ditë pronari, nuk na erdhi neve i tha drejtorit tonë të ‘Klanifornias” Turit në muajin prill, në qershor mbyllet komplet.

Nuk mund të thotë njeriu 3 mua para ikni ju, e di unë që 3 muaj është ligjërisht njoftimi por unë nuk jam roje objekti. Duhet të më thuash 1 vit para, në mënyrë që të mendohem 1 vit. Pra, ta ndaj jetën në mes të punës që po bëj, të cilën dua ta bëj shkëlqyer.

Dhe midis projektit të ri të ardhshëm që duhet të bëj ku të përplasem.

Nuk mund të më thuash 3 muaj përpara, ti tjetri, ti tjetri etj, vafshi të sëmës së mua kaq m’u deshët.

Nuk kam pyetur asnjërin se ku do të shkojë”- thotë aktori i humorit në video live e bërë më ndjekësit në Tik Tok.

“Klanifornia”, i cili u moderua nga Marina Vjollca, nisi si program në tetor të vitit 2019 dhe vazhdoi për gjashtë sezone rresht. / gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

VENDIM I PAPRITUR I ALBANO BOGDOS, NJOFTON TËRHEQJEN NGA EKRANI

Aktori i humorit Albano Bogdo ka marrë një vendim të papritur. Bëhet fjalë për heqjen dorë nga karriera e tij.

Lajmin e ka bërë me dije vet ai përmes një postimi në rrjetet e tij sociale. Ai ka thënë se do të tërhiqet përjetë nga televizioni.

“Duke ju falendëruar të gjithëve për komplimentat dhe për vërejtjet gjatë këtyre 12 viteve…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult