Revoltohet aktori Astrit Çerma: E mjera Shqipëri, 100 vjet dëgjojmë vetëm Enver e Sali

Aktori i njohur Astrit Çerma, ndër të tjera është mjaft aktiv edhe për situatën politike në Shqipëri, të cilën e komenton herë pas here.

Ai shkruan së fundmi, se kemi 100 vjet, që dimë veç Enver e Sali.

“Po mbushen 100 vjet

E mjera Shqipëri…

Vetëm Zogoll..

Vetëm Enver…

Vetëm Salih…

100 vjetë shterpë,

Pjelloria Shqipëri…”, shkruan aktori i njohur.

Çerma jeton prej vitesh në Amerikë dhe aty, ai thotë se ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, nuk i njeh askush kryetarët e partive.

“U bën kaq vjetë këtu në Amerikë dhe, çudi e çudive, nuk ua kam dëgjuar emrin asnjërit nga kryetarëve të partive”, shkruan ai.

Në fund, Çerma komenton edhe thirrje për revolucion në Shqipëri.

“Krra-Krrat” e korbave.

Sali Berisha “deklaron” se po afrohet një “97” tjetër tragjike, Lubonja ar-miku i Sales “sugjeron” nje “revolucion si në Tunizi”.

Priten “krrar-krrat” e tjera të korbave…Korbat vetëm “krra-krra” dinë”, shkruan aktori i njohur, që edhe pse larg, është i shqetësuar për situatën në Shqipëri./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

ASTRIT ÇERMA REVOLTOHET ME XHEVAHIR ZENELIN: DERI KËTU KEMI ARRITUR? DHE PASTAJ ANKOHEMI PËR “BIG BROTHER” E “PËRPUTHEN”