Artisti nga Kosova, Luan Durmishi, tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kënga që do të përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion nuk ka asnjë lidhje me artin dhe profesionalizmin.
Ai u shpreh se çmon talentin e familjes Kelmendi por shtoi se tema e trajtuar në atë format nuk ka origjinalitet dhe identitet artistik.
“Për mua nuk vlen. S’e kam dëgjuar festivalin, por ka artistë shumë të mirë që mund të përfaqësonin.
Nuk kam parë origjinalitet dhe identitet artistik. E çmoj për talentin e tyre por tema e trajtuar në atë format… kanë menduar të sjellin aspektin social dhe familjar, por jo për në Eurovizion”, tha artisti./euronews albania
ObserverKult
Lexo edhe:
BËHET E DITUR, JA KUR DO TË KËNDOJË ALBINA KELMENDI NË EUROVISION
‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit. Festivali evropian publikoi tashmë listat e shteteve përkatëse që do të performojnë në dy netët gjysmëfinale.
Shqipëria, e cila sivjet përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj, sipas shortit është vendosur të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të 11 majit, në të cilën do të garojnë plot 16 shtete.
Krahas Shqipërisë, në natën e dytë prezantohen shtetet: Armenia, Qipro, Rumania, Danimarka, Belgjika, Islanda, Greqia, Estonia. Në këtë natë do të prezantohen po ashtu Australia, Austria, Lituania, San Marino, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Polonia.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
“DUJE”, NGA ALBINA DHE FAMILJA KELMENDI, JEHON NË IZRAEL- NGRE NË KËMBË MBARË PUBLIKUN (VIDEO)
Festivali “Eurovision 2023” do të mbahet në muajin maj në Liverpool të Britanisë së Madhe. Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga Albina dhe familja Kelmendi.
Artistët kanë nisur një tur promovues, dhe kënga “Duje” është kthyer në hit në Izrael.
Mbrëmë në “Israel Calling”, publiku e shijoi këngën në maksimum, duke u krijuar një atmosferë të paparë me duartrokitje dhe brohoritje për Albinën dhe familjen Kelmendi, që po merr zemër para garës së madhe
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult