Revoltohet këngëtari i njohur: “Ardit Gjebrea nuk më pranoi te Festivali i Këngës në RTSH”

ardit gjebrea
Ardit Gjebrea

Këngëtari Klajdi Musabelliu ka folur i revoltuar pasi kënga e tij vitin e shkuar nuk u pranua në Festivalin e Këngës me drejtimin e Ardit Gjebreas. Ndërkohë, e njëjta këngë u pranua në Kënga Magjike.

Në “ABC”, ai ka thënë se ndjehet i befasuar se si kjo gjë ndodhi. Sipas Klajdit, kur një këngë nuk pranohet, duhet t’i thonë artistit arsyet, që edhe ai t’i dijë, transmeton ‘gazetatema’.

Festivalin e kam ndjekur me dashamirësinë më të madhe sikur të isha pjesëmarrës sepse më rreh zemra. Kënga ime u nis për të konkuruar në Festival dhe nuk e përzgjodhën. Si ka mundësi Ardit Gjebrea atje nuk e dëgjoi dhe këtu e dëgjoi. Të bën habi se Arditi ishte në Festival dhe nuk e pranoi dhe në Kënga Magjike e pranoi. Si ka mundësi.

Mendoj që për të gjithë të skualifikuarit duhet një përgjigje, kënga juaj nuk u pranua për 1, 2, 3 arsye. Duhet ti dinë që mos të reagojnë më pas, të bëjnë rolin e të shurdhit.

Sigurisht që KM më pëlqen, po në zemrën time fle Festivali i Këngës sepse unë jam rritur me të. Mua më fle zemra në atë Festival, e kam dashur që fëmijë. Atje kam zemrën, atje linda pak a shumë, atje do të doja të vdisja artistikisht”, u shpreh këngëtari.


Lexo edhe:

ARDIT GJEBREA: SHUMË TË KAM DASHUR, POR S’ËSHTË GJITHÇKA…(TEKSTI DHE KËNGA)

ObserverKult