Pak para se ta fikë, u djeg drita e dhomës.
Terr.
Shikimi i fundit ishte tek dy tre librat librat e shejtë. Krimbi raftet e drurit të librave i grimcon papushim, vetëm këtë e dëgjoj.
Terr.
Mornica trupi më përshkohet, a thua si do të duket trupi im kur kafka ime të bëhet strehë për insekte?!
E barku im i shpuar nga krimbat?!
Apo në vend të organit tim të kem strofull gjarpërinjësh?!
Terr.
Më përpelitet mendja si insekt i kthyer në korriz. Në tym udhëzimet hyjnore, s’i nxjerr dot në dritën e mendjes. Gurgullimë e fjalëve që u thanë me kokën në ujë dhe asgjë më shumë.
Terr.
Nuk guxoj të lëvizë, jam shtangur, ngjitur për ulëse, trupi më rëndohet, shtrëngat në gjoks, zëri nuk më del, kokën e mbajë të kthyer ende në drejtim te rafteve të librave, kam frikë të shoh diku tjetër, humbas, dridhem i tëri, ndjej tek këmbët mes gishtave që diçka e ftohtë më ecë, goja më është tharë, gishtat e dorës nuk i shoh as s’i ndjej, provoj të bërtas; oh Zot çka dreqin po më ndodhë…?!
Terr.
Ja erdhi çasti, ai çast që i kemi ikur, që nuk e kemi menduar, ai çast që kundrejtë të gjithëve, ai dhe vetëm ai, i vetëm, pa askënd, në fund fiton.
Terr.
Lart nga toka më mbajnë shumë duar nga balta. Ngurtësisht tretem në arkivolin prej druri, i shkëputur nga trungu që është rritur në baltë.
Lërmëni në baltë, të më prekin në gjoks, e të më lidhen brinjët me rrënjët e lisit rremëshumë.
Lisit tim që do më bëjë hije, hije pa hile kur freskia do më duhet, në zbrastësinë dhe ngushtësinë, lirinë e pafundme timen, tonën.
“Titulli i origjinalit: “MOMENTO MORI”
——————————————————————————–
LEXO EDHE: NJË VËLLA IA VRANË, DY JA BURGOSËN, E PRENK JAKOVËN E DETYROI ENVERI TË BËNTE…