
Unë kam dashtë gjithmonë të vallëzoj me ty
Të fluturoj brenda syve tu.
Gjithmonë kam qenë në ëndërr me ty
Mbi det në një vals të dridhshëm
Mbështetë në njëri-tjetrin
Deti s’më ka dashtë në fundin e tij
Më ka lënë të vallëzoj me ty.
Gjithmonë kam dashtë të më duash
Të më duash si unë ëndrrën me ty
Dhe shtjellën e ëndërrt që na ngre në qiell.
Krahët e ëndrrave janë ndryshkë
I pashë në sytë e tu në breg të detit
Si krahë avionësh të Luftës së Dytë
Braktisë nga lufta e dashuria...
Unë kam dashtë gjithmonë të vallëzoj me ty
Në qiejt e syve tu…
ObserverKult
——————————–
Lexo edhe:
Imer Topanica: Kam me të dashtë

Kanë me u tha gjethet prej lisit të shpresës
e unë prapë kam me të dashtë
Kanë me u avullue ujnat e Ujëvarës së Niagarës
e unë kam me të dashtë
Kanë me u kthye duarzbrazun fëmijët prej fushave të andrrave të veta
e unë prapë kam me të dashtë
Kanë me u thy copë më copë akullnajat në polin e veriut
dhe mbase edhe kanë me u shkri
e unë kam me vazhdue me të dashtë
Ka me ra shi e borë mbi Saharë e ka me mbi nji bar i zbehtë jeshil e unë kam me të dashtë
Kanë me u thye xhamat e dritareve të fitores së vetme të njeriut mbi vetveten
e unë kam me të dashtë
Kanë me u përlloçë mendimet e ndrituna të njerëzve të vdekun
e unë me të dashtë, kam me të dashtë
Lexo poezinë e plotë KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
Nana jeme paska kenë gruaja ma e bukur në botë e unë se paskam dijtë!
Nanë, dje nadje kur shkuem me ba mjetet e reja te identifikimit, a e vune oroe si ndejta tuj të pa kur hoqe syzet, e tentove me rregullu paksa floket e pakta që të mbulojnë ballin.

Nga Liridon Mulaj
Unë tu afrova, t’i hoqa syzet e para se me të thanë diçka, të pashë me vëmendje. Vërejta sytë e tu e u mahnita me ngjyrën e tyne të bukur, jeshile e hapun. Të kundrova lëkurën e bardhë akull e mes nji habie e lumtunie të fshehun, zbulova se ti ishe kaq e bukur.
Marre me e thanë këtë gja, se ti sot mbush 72 vjeç e me i heq vitet kur kam qenë i pavetëdijshëm, ne kena jetu së bashku plot 30 vjet.
Çfarë idioti që nuk ta paskam vnue oroe kurrë bukurinë tande.
Kur isha i vogël, mendoja se nanat janë të mira po asnjiherë të bukura. Gratë e bukura i shikonim vetëm në televizor, ulun para nji tavoline tuj dhanë lajmet apo në sfilata mode. Nana asokohe nuk ishte kurrë e bukur. E mirë po! Punëtore e përulun.
Tekstin e plotë lexoni KETU