Rexhep Shahu: Nëse nuk keni talent të shkruani, vidhni krijimtari të të tjerëve…

rexhep shahu
Rexhep Shahu

Nga Rexhep Shahu

Nuk është mëkat me vjedhë vargje as poezi…


Dy tituj të mëdhej: Lakmia me lak në fyt dhe Pushkë me erë.
Ju që vidhni poezi, proza, krijime tjera, jini të lirë të vidhni. Ju pergëzoj! Përkrah dhe edhe ju nderoj që vidhni krijimtari prej të tjerëve. Kjo vjedhje është e bukur, se vidhni gjëra të bukura.
Si the… edhe diamanti është i bukur… Po i bukur është diamanti, por copën e vjedhur të tij e mban një njeri, një grua a vajzë e bukur dhe ia shohin pak njerëz, shumë pak.
Ndërsa poezia, a tregimi i bukur i vjedhur bën të bukur shumë njerëz. Ndaj vidhni sa të mundeni.
Është privilegj hyjnor të jesh poet, shkrimtar. Jeton i gjallë edhe në varr dhe del herë pas here nga varri në takime dashurie, nëse je poet a shkrimtar. Vijnë të dashurat, a të dashurit në varreza e të këndojnë serenata. Ndaj bëhuni të tillë. Nëse nuk jini, bëhuni! Nëse nuk mund të bëheni, se nuk kini talent dhe kulturë, vidhni krijime të tjerëve! Nuk është keq, nuk është mëkat. Vidhni sa më shumë!…

ObserverKult

Lexo edhe:

REXHEP SHAHU: KA DITË QË NUK E GJEJ VETEN NË SYTË E TU…

Ka ditë që nuk e gjej veten në sytë e tu
kam mbetë si harabel i harruar në çati
nuk vishem nga e qeshura jote që më bënte të bukur
ka ditë që sytë e tu shohin asgjë dhe hutimi derdhet në ty
duart e tua janë ftohë, nuk rrëshqasin me dëshirë nëpër fytyrën time
që ka marrë ngjyrë ndryshku, ngjyrë vdekje
buzët e tua i harruan gishtërinjtë e mi
ka kohë që nuk t’i largoj nga syri flokët që të bien mbi fytyrë si dua unë
ka kohë që s’më dhuron puthje as vjedhim puthje në njëri – tjetrin
nuk i ngre sytë të derdhësh dritë në mua
të shoh me ngulm në fytyrë
kur nuk qesh shoh se plakesh me shpejtësi
rrudhat zgjaten si brazda në një tokë të braktisur nga shiu

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU