“Ricchi e Poveri”, grupi pop italian vjen në Shqipëri. Është Sinan Idrizi sipërmarrësi vlonjat, ai që do të sjellë në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë, grupin mitik. Gjatë një interviste Sinan Idrizi tregon se ka vetëm një synim të rizgjojë qasjen e vlonjatëve ndaj kulturës italiane.
Por nuk do të jetë vetëm ky grup i shumëpëlqyer për shqiptarët, që do të vijë në Shqipëri. Idrizi premton se do të sjellë çdo muaj në Vlorë, një personazh BIG, të viteve ’90. Ndër to Toto Cutugno, Fausto Leali, Gianni Morandi, Pupo, Claudio Baglioni e më vonë Eros Ramazzoti dhe Vasco Rossi.
Idrizi synon që kjo ngasje tërësisht personale e tij të përqafohet edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe biznesmenë të tjerë, për ta parë Vlorën jo vetëm si terren ndërtimesh e tenderash, por si qytetin që meriton edhe nisma për altruizëm në emër të dashurisë për të.
“Ricchi e Poveri” mbërrijnë në Vlorë më 31 janar dhe do të ngjiten në skenën e “Petro Markos” mbrëmjen e së martës./gazetatema
Lexo edhe:
ITALIANIA QË BRAKTISI GJITHÇKA PËR DASHURINË… E PËSOI KEQ NGA KOMUNISTËT
Si shtetase italiane vendosi të qëndronte këtu pas arrestimit të bashkëshortit në vitin 1946, me 15 vjet burg, dhe pranoi mundimet që diktatura kishte vendosur për ta. Në vjeshtën e vitit 1947 i dëbuan nga shtëpia në Tiranë, duke i dërguar në vendin Katër Rrugët e Shijakut, ku jetuan në një kasolle, më pas disa të afërm i morën në shtëpinë e tyre në Krujë, por Dega e Brendshme i çoi në qelitë e saj bashkë me familjen e Abaz Kupit, ku jetuan më shumë se një vit.
TEPELENË- Për Elena Mërlikën, siç edhe për të gjithë ata që provuan kampin famëkeq të Tepelenës, është shkruar edhe më parë. Bashkëvuajtësit i kanë ndarë kujtimet e përvojat e tmerrshme. Pas Kurt Kolës, për Elenën ka shkruar edhe i biri, Eugen Mërlika. Prej tij, më shumë se prej kujtdo tjetër, njohim vuajtjet e jetës së saj, mundësinë për të shpëtuar dhe zgjedhjen për të vuajtur…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU