Richard Gere: Kam mësuar ta dua veten, t’i largoj njerëzit negativ nga jeta…

Nga Richard Gere

“Unë kurrë nuk i harroj të tjerët, por kam mësuar të zgjedh njerëz që janë si unë. Të largoj pa hezitim nga jeta njerëzit negativë që më krijojnë probleme.
Të kujtohem për veten më shpesh, ta vendos veten në vend të parë.
Të praktikoj artin e mirënjohjes, të jem i mirë me veten dhe me të tjerët, të pres gjithmonë më shumë nga vetja.
E gjithë kjo më bën të jetoj më mirë dhe më bën të ndihem në sinkroni me forcat e Universit, me hyjninë që është në ne.
Kam mësuar ta dua veten, të jem i vetëdijshëm se jam përgjegjës për mirëqenien time shpirtërore.”

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

PREKËSE: “NUK KISHA PËR TË NGRËNË, ISHA I DËSHPËRUAR”, RICHARD GERE TREGON VËSHTIRËSITË PËRPARA FAMËS

Richard Gere është një ndër aktorët më të njohur e të pëlqyer në botë. Ai mori një famë të jashtëzakonshme si protagonisti i filmave “Pretty Woman”, “Unfaithful”, “American Gigolo” dhe “An officer and a gentleman” ndër të tjera.

Ai njihet si një artistët më të talentuar dhe të pashëm të Hollivudit.

Ditët e fundit Gere, ka folur për rrugëtimin e tij të gjatë drejt famës dhe kushtet e vështira të cilat kaloi përpara se të arrinte suksesin e parë.

Ai shpjegoi se ndjenja e urisë ishte krejtësisht “normale” për të. Aktori hante vetëm vezë pasi ishte shumë keq nga ana ekonomike dhe nuk mund të përballonte më shumë.

Duke folur për rubrikën “PageSix” të “New York Post”, ai u shpreh: “Vakti im përbëhej nga vezët.

Nuk mund të dilja për të ngrënë nëpër restorante pasi nuk kisha mundësi. Në ato kohë isha i dëshpëruar…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU