Programi i ri i abetares së përbashkët i kushton rëndësi të veçantë leximit, drejtshkrimit dhe bukurshkrimit të gjuhës amtare.
Në klasat e para rikthehet bukurshkrimi i shqipes, diçka që ka munguar prej vitesh në shkollat shqiptare. Programi i ri i abetares së përbashkët i kushton rëndësi të veçantë leximit, drejtshkrimit dhe bukurshkrimit të gjuhës amtare.
Gjuhëtarja Mimoza Gjokutaj, bashkëautore e Abetares së Përbashkët, tregon për disa nga të rejat e tekstit fitues.
“Ne kemi bërë kujdes të shtojmë disa rubrika të cilat kanë të bëjnë më bukurshkrimin, diktimin, kopjimin dhe me të shkruarin e kuptimshëm. Kur fëmija fillon të shkruajë atë që mendon, ai është bërë lexues dhe shkrues i mirë.
Prej vitesh më kanë thënë, zysh Moza ku ka shkuar bukurshkrimi? Nuk është se nuk e kemi pasur në mendje, por tani e kemi rubrikë më vete. Është rubrikë ku fëmijës i duhet dhe të shkruajë bukur.
Pavarësisht se kemi kompjuterin dhe shkruajmë aty, çdo individi i duhet të ketë identitetin e tij edhe në të shkruar dhe këtë e mësona abetarja që në hapat e para”, thotë ajo.
Si bashkëautore edhe e Abetares së parë mbarëkombetare, Gjokutaj tregon ndryshimin nga teksti i ri fitues. Nga ky shtator, fëmijët shqiptarë do ta mësojnë A B C përmes lojës, ushtrimeve, temave edukative dhe imazheve më tërheqëse.
Abetarja e re, thotë gjuhëtarja, synon të zhvillojë leximin dhe mendimin kritik të fëmijëve. Abetarja do të jetë e shoqëruar me fletoren e punës, e cila në këtë model zë një vend të rëndësishëm për mësimin e shqipes. Ndërsa mësuesit do të kenë tekstin e tyre orientues për të punuar si duhet programin e ri. Abetarja e njësuar do të jetë edhe në platforme digjitale e cila do të shërbejë për të gjithë fëmijët në trevat shqipfolëse/gazetadita.al
ObserverKult
Lexo edhe: