Rikthehet filmi i famshëm “Ghost”. Kush do t’i “veshë këpucët” e Patrick Swayze?

Filmi i famshëm i viteve ’90 “Ghost” që i dha rolin e jetës aktorit Patrick Swayz, do të rivijë në një tjetër variant.

Lajmin e ka dhënë aktori Channing Tatum, i cili do të veshë këpucët e Patrick Swayze.

Madje është kompania e tij që do të mbajë vulën e këtij produksioni.

“Do ta risjellim filmin, por në një variant tjetër”, thotë Tatum.

Në “Ghost”, protagonisti vritet dhe nga bota e përtejme përpiqet t’i dërgojë një mesazh partneres së tij./tiranapost.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“GHOST”, FILMI MË PREKËS QË ËSHTË REALIZUAR NDONJËHERË

Më 13 korrik 1990, në kinema nisi të shfaqej një film me një buxhet të vogël, por që do të shndërrohej në një sukses global, dhe do t’i bënte protagonistët e tij aktorët më të kërkuar të viteve 1990: “Ghost” (Fantazma), fitoi 2 çmime Oskar, arkëtoi 506 milionë dollarë fitime në mbarë botën, dhe shkaktoi përlotjen e shumë spektatorëve që e panë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult