Rikthehet ‘’La Casa de Papel’’, së shpejti nis sezoni i pestë

la casa de papel

Seriali i cili ka thyer rrjetin ‘’La Casa de Papel’, i cili është transmetuar në Netflix, si duket do të rikthehet me sezonin e pestë.

Këtë e bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij Instagram, personazhi kryesor i këtij seriali, Alvaro Morte, shkruan ObserverKult.

“U riktheva. Profesori u rikthye”, ka shkruar ai përbri fotografisë, derisa shihet para kamerës me maskë duke respektuar rregullat për shkak të pandemisë.

Rikthimi i këtij seriali padyshim se ka gëzuar fansat e tij, pasi që për shkak të pandemisë  askush nuk e ka pritur se do të fillojnë xhirimet.

Kjo është parë edhe tek statusi i aktorit të njohur në serial si Profesori. Madje disa kanë shpresuar se Profesori do të ketë një ide si të dalim nga ky vit i mbrapsht për shkak të pandemisë.

Ndryshe, sezona e katërt ka përfunduar me shumë pikëpyetje./ObserverKult