“Korça Short Film Festival” është rikthyer në edicionin e tij fizik pas një viti mungesë si pasojë pandemisë. 31 filma mes 700 aplikimeve nga disa vende të botës janë përzgjedhur si finalistë të këtij edicioni.
Për anëtarët e jurisë i rëndësishëm është edhe rikthimi i jetës kulturore në vend dhe aq më tepër me publik, transmeton ‘a2news.com’.
Festivali do të mbahet nga data 7-10 Korrik, risia e këtij viti është se edhe publiku do të ketë mundësi për të votuar për filmin e tij të preferuar.